Çfarë Nënkupton Etiketimi Terrorist i IRGC-së?

676

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 04 maj 2019.

Nga një Shkrimtar i Stafit

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) iraniane iu shtua më në fund muajin e shkuar listës së Departamentit amerikan të Shtetit ku renditen Organizatat e Huaja Terroriste (FTO). Administrata e Donald Trump e ka pranuar se IRGC dhe Forca Qods janë krahu i mullahëve për ekzekutimin e terrorizmit.

SHBA ka deklaruar: “Irani është një regjim i paligjshëm që përdor terrorizmin si vegël kryesore të shtet-bërjes dhe IRGC, pjesë e ushtrisë zyrtare të Iranit, është marrë me veprimtari terroriste apo me terrorizëm që nga ngjizja e saj 40 vjet më parë.”

Është hera e parë që SHBA emërton një njësi zyrtare ushtarake të një shteti pjesëtar të OKB-së si grup terrorist, pasi shumica e grupeve terroriste nuk janë shtetërore.

Regjimi Iranian u përgjigj duke i deklaruar të gjitha forcat amerikane në Lindjen e Mesme si terroriste dhe duke e quajtur qeverinë amerikane një sponsor shtetëror të terrorit, por nuk ka mundësi që kjo gjë të sjellë ndonjë efekt.

Pyetja është si do t’i trajtojë në fakt SHBA IRGC-në dhe Forcën Qods, tani që ato janë zyrtarisht në listën e terrorizmit? Në fund të fundit, SHBA e ka sulmuar me bomba MOAB Shtetin Islamik, kryen sulme me dron kundër al-Qa’eda dhe Talibanëve, dhe përdor njësi të Operacioneve Speciale për të luftuar kundër Boko Haram.

A do të kryejnë tani sulme ajrore kundër qendrave logjistike dhe të inteligjencës së  IRGC-së dhe Forcës Qods, kampeve të trajnimit dhe depove të armëve? Dhe, nëse po, cilat do të sulmojnë? Qendrat e IRGC-së janë të përhapura në mbarë rajonin, nga Libani në Irak e Siri, si dhe në Amerikë të Jugut.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka thënë se komandanti i Forcës Qods Qassem Suleimani “ka gjakun e amerikanëve në duart e tij”, kështu që a do të nisë SHBA një operacion kapjeje/vrasjeje kundër tij?

Kjo lëvizje erdhi 12 vite pasi Departamenti i Thesarit i George W. Bush e etiketoi Forcën Qods si grup terrorist të etiketuar veçanërisht dhe 18 vite pas bashkëpunimit të IRGC, Forcës Qods, dhe Ministrisë Iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) me al-Qa’eda, Talibanët, dhe me sauditët për të realizuar sulmet e 11 shtatorit.

Clare M. Lopez, Zëvendës Presidentja për Kërkim dhe Analizë në Qendrën për Politikën e Sigurisë, shkruan: “Fakti që tre administrata amerikane të njëpasnjëshme i janë shmangur vënies së regjimit iranian përpara përgjegjësisë për rolin e tij në sulmet e 11 shtatorit, nuk u krijon mullahëve dhe banditëve të IRGC-së ndonjë ankth të madh se çfarë do të bëjë SHBA tani.”

Pompeo ka thënë se fushata amerikane e presionit nuk e ka aq shumë qëllimin tek ndryshimi i regjimit sesa tek modifikimi i sjelljes, por siç e dimë, regjimi nuk është i aftë të reformohet, atëherë cili është hapi i radhës? Mund të jetë koha që SHBA të fillojë të kërkojë ndryshimin e regjimit.