Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari më 14 tetor 2019.
Regjimi iranian po i intensifikon përgatitjet për luftë në bazat e tij nëntokësore të raketave, të cilat janë të fshehura nën pesë shtresa betoni, raporton britanikja Daily Star.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka siguruar për Daily Star imazhe të paekspozuara më parë ku shfaqen vendndodhjet e raketave të regjimit të cilat janë të shpërndara nëpër Iran.
Bazat e fshehta thuhet se ndodhen nën pesë shtresa betoni për t’u mbrojtur nga shpërthimet e bombave dhe sulmet me raketa, zbulon Daily Star Online.
“Më e madhja prej këtyre bazave mendohet se është ajo në Khojir – e njohur si Kodi 7500 – me një tunel rreth 1,000 metra të gjatë të mbushur plot me raketa,” shkruan uebsajti.
“Mediat shtetërore iraniane kanë publikuar më parë foto të ambienteve të brendshme të këtyre bazave.”
“Dhe tani në këtë faqe interneti janë publikuar foto nga ajri të pashfaqura më parë ku duken disa nga këto zona misterioze. Fotot janë siguruar nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit.” PMOI njihet gjithashtu si Mujahedin-e Khalq ose MEK.
Shahin Gobadi i NCRI-së ka thënë për Daily Star se sipas llogaritjeve të opozitës iraniane, regjimi iranian ka shpenzuar “biliona dollarë” për programin e tij të raketave.
Ai shton se, që nga nënshkrimi i paktit bërthamor tashmë të anulluar, forcat iraniane të programit të raketave i kanë shtuar përpjekjet me qëllimin e “luftënxitjes”.
Rrjetet nëntokësore janë ndërtuar me qëllimin e qartë për të fshehur raketat dhe për të vepruar si “vende lëshimi për t’i frikësuar dhe kërcënuar” fqinjët e Iranit, thotë Gobadi.
Bazat e raketave gjenden kryesisht përreth Gjirit Persik, por Kodi 7500 ndodhet fare pranë Teheranit, shkruan Daily Star.
Mendohet se regjimi iranian ka përdorur kompani mbuluese të lidhura me Gardën Revolucionare – një grup i fuqishëm ushtarak në Teheran – për t’i ndërtuar këto zona në mënyrë të fshehtë, shton Star.
Fotot e siguruar për Daily Star Online nga NCRI tregojnë vendndodhjet e bazave të raketave me komplekse tunelesh nëpër Iran.
Në Iranin perëndimor është baza Imam Ali, e cila ka gjithashtu një rrugë që zhduket në një shpat mali.
Garrizoni Lar është i përzier me terrenin në Iranin perëndimor – duke u zhdukur edhe një herë nëntokë.
Lar përshkruhet nga burimet e NCRI-së si një “kompleks shumë i madh tunelesh” që është “i mbrojtur dhe i siguruar shumë mirë”.
Besohet se është ky kompleksi që është përmendur në propagandën e regjimit – me nofkën “qyteti i raketave”.
Sinjalet e telefonave celularë bllokohen përreth kësaj baze, shton Daily Star.
Besohet se Iranit e ka përdorur këtë objekt për t’u eksportuar raketa forcave të tij proksi në Jemen.
Regjimi i Iranit besohet se përdor një rrjet forcash proksi për të siguruar armë për forcat terroriste në mënyrë që të shkaktojë kaos në Lindjen e Mesme.
“Programi i raketave është pjesë integrale e kësaj strategjie luftarake.
“Regjimi iranian është përmbytur nga kriza që vijnë nga të gjitha drejtimet, duke përfshirë protestat e grevat e vazhdueshme si dhe një rritje në veprimtarinë e njësive të rezistencës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) brenda vendit.
“Ndërkohë që rezistenca popullore e dobëson dhe e izolon në mënyrë të pashmangshme regjimin nga brenda vendit, ai do t’i shtojë veprimtaritë e tij për të eksportuar terrorizmin dhe markën e tij të fondamentalizmit islamik në mënyrë që ta largojë vëmendjen nga aspiratat e popullit iranian për ndryshim regjimi.