BE paralajmëron Iranin kundër provave të raketave

403

E mërkurë, 01 shkurt 2017 

BE të martën paralajmëroi Iranin se ushqen mosbesimin duke vazhduar me provat e raketave balistike, pasi Teherani i tha administratës së re amerikane që të mos ta përdori çështjen si një pretekst për të krijuar tensione të reja.

“BE përsërit shqetësimin e saj në lidhje me programin e raketave të Iranit dhe i bën thirrje Iranit që t’i shmanget veprimeve që thellojnë mosbesimin, të tilla si provat e raketave balistike”, tha Nabila Massrali, zëdhënëse e BE-së për punët e jashtme.

Këshilli i Sigurimit pritet të bëjë bisedime urgjente me kërkesë të Uashingtonit të martën mbi provën e fundit të Iranit të hedhjes së një rakete me rreze të mesme – të cilën Teherani nuk e ka konfirmuar.