Anëtarët e Parlamentit Europian i drejtohen Angela Merkel: Diplomati Terrorist i Regjimit Iranian Duhet të Ekstradohet në Belgjikë

328

 Asadollah Assadi, Diplomati terrorist i regjimit iranian duhet të ekstradohet në Belgjikë për t’u përballur me drejtësinë sa më shpejt të jetë e mundur, 23 anëtarë të Parlamentit Europian kanë kërkuar në një letër drejtuar kancelares gjermane Angela Merkel.

Teksti i letrës është si vijon:

Bruksel- 11 Korrik 2018

Letër nga Parlamenti Europian

Hon. Angela Merkel
Kancelare e Gjermanisë

E nderuar Kancelare Merkel,

Siç e dini policia gjermane ka arrestuar një diplomat iranian, Assadollah Assadi. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Belgjikës, ai është i lidhur me komplotin terrorist për të bombarduar mbledhjen e opozitës demokratike iraniane në paris më 30 qershor. Sipas raporteve të medias, Assadi ishte i bazuar në ambasadën në Vienë dhe u arrestua gjatë rrugës për në Austri në autostradën A3 afër Aschaffenburg (Gjermani) pasi i kishte dorëzuar një bombë dy agjentëve belgë-iranianë në Luksemburg.

Qeveria belge i ka kërkuar publikisht Gjermanisë ekstradimin e Assadi-it në Belgjikë.

Ne kemi tashmë informacion të besueshëm se regjimi iranian po përpiqet të prishë rrjedhën e drejtësisë duke bërë presion për të shpëtuar diplomatin e tij i cili mbahet nën një urdhër arresti europian, i dyshuar për terrorizëm, duke u munduar që ta rikthejë në Austri, ku ai kishte imunitet diplomatik.

Sipas raporteve të shtypit dhe ekspertëve ligjorë, imuniteti diplomatik i Assadi-it nuk vlen në këtë rast, pasi krimi për të cilin ai dyshohet nuk ka ndodhur në vendin ku ai kishte imunitet diplomatik, dhe ai është arrestuar ndërkohë që ishte jashtë kufijve austriakë.

Si pasojë, ne jemi shumë të shqetësuar për këtë çështje pasi regjimi iranian mund të përdorë çdo lloj presioni dhe kërcënimi për ta prishur rrjedhën e drejtësisë.

Meqë rregulli i ligjit dhe zbatimi i drejtësisë nuk duhet të komprometohen në asnjë rrethanë, diplomati iranian, Assadi, duhet të dërgohet në Belgjikë për t’u përballur me drejtësinë sa më shpejt të jetë e mundur.