I zhytur në kriza, përballë protestave mbarëkombëtare të Iranit, regjimi iranian është në një ngërç të plotë për të mbajtur zgjedhje të rreme parlamentare.
Zgjedhjet parlamentare të regjimit iranian do të mbahen në 21 shkurt 2020. Në mungesë të lirisë dhe opozitës së vërtetë, zgjedhjet parlamentare në Iran janë një skenë tjetër e sulmeve të regjimit mbi kontrollin dhe plaçkitjen e pasurisë së popullit iranian.
Duke pasur kontroll mbi organizimin jetik brenda regjimit, fraksioni aleat i udhëheqësit suprem të regjimit, Ali Khamenei, ka përdorur mekanizmin e skualifikimit; dhe mbështetet në klasën e ulët të shoqërisë dhe manipulimin sistematik të zgjedhjeve. Fraksioni rival, ose i ashtuquajturi fraksion “reformist”, me kryetarin e vetë aktual të regjimit, Hassan Rouhani, pamvarësisht rolit aktiv në shtypjen e popullit dhe eksportin e terrorizmit, megjithatë nën pretekstin e moderimit përpiqet të tërheq votën e klasës së mesme , për të fituar një pjesë më të madhe të pushtetit për vete.
Me protestat mbarëkombëtare të Iranit në 2017-18 dhe në Nëntorin 2019, fraksioni i Khameneit humbi mbështetjen e klasës së vetë tradicionale shoqërore, të varfërve, veçanërisht të atyre që jetojnë në periferi. Fraksioni i Rouhanit, për shkak të rolit të tij aktiv në të gjitha krimet e regjimit, u refuzua plotësisht nga populli iranian. Slogani i njerëzve, “Reformist, i ashpër, loja mbaroi” tregoi këtë të vërtetë. Prandaj, të dyja fraksionet vlerësohen me praninë shumë më të ulët te publikut në zgjedhjet parlamentare këtë vit në krahasim me vitet e kaluara; që është edhe shqetësimi i tyre më i thellë. Ata me të vërtetë kanë frikë nga një bojkot i përgjithshëm i zgjedhjeve dhe duhet të rrisin mashtrimet zgjedhore dhe të trillojnë vota.
Kandidatët janë regjistruar brenda gjashtë ditëve nga 1 dhjetori 2019 deri më 7 dhjetor. Sipas ligjeve të regjimit, kandidatët do të kualifikohen në dy faza. Faza e parë u fillua nga komitetet ekzekutive të Ministrisë së Brendshme në 7 dhjetor dhe përfundoi më 17 dhjetor. Faza e dytë e shqyrtimit të pranueshmërisë nga Këshilli i Gardës filloi në 23 dhjetor dhe pritet të shpallet për kandidatët deri më 21 janar.
Rreth 16033 kandidatë janë duke garuar për zgjedhjet. Rreth 88% e kandidatëve të regjistruar janë meshkuj dhe 12% janë femra. Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve, 4101 kandidatë kishin marrë pjesë në Luftën Iran-Irak, 90 janë personel ushtarak dhe 680 janë klerikë.
Rreth 633 kandidatë janë ish-deputetë të parlamentit, nga të cilët 248 janë në parlamentin aktual.
Në raundin e parë të kualifikimit nga Bordi Ekzekutiv, u skualifikuan 1326 kandidatë. 1447 kandidatë të tjerë njoftuan tërheqjen e tyre. Gjithsej, 46% e kandidatëve u skualifikuan (5346). Sipas njoftimeve të mediave, fati i 3048 kandidatëve nuk është i qartë deri më 21 janar.
Kriteret më të rëndësishëm për skualifikimin janë “mosrespektimi i Islamit”, “mosrespektimi i kushtetutës” dhe “mosrespektimi i rregullit absolut të klerit (Udhëheqësi Suprem)”. Sipas këtyre rregullave, kandidati nuk duhet të ketë ndonjë procesverbal të bindjeve politike, nuk duhet të jetë anëtar i ndonjë grupi opozitar ose disident i regjimit.
Deri më tani, shumica e kandidatëve të skualifikuar janë nga i ashtuquajturi fraksion “reformist”; por midis tyre ka shumë kandidatë konservatorë, duke përfshirë 90 deputetë të parlamentit aktual që ishin aprovuar nga i njëjti Këshill I Gardës katër vjet më parë. Nga 90 prej tyre, rreth 60 ishin reformistë dhe 23 ishin anëtarë të fraksionit të lidhur me Larijanin dhe disa të tjerë të skualifikuar për shkak të korrupsionit.
Këshilli i Gardës, ka atributet që të kualifikojë ose skualifikojë kandidatët deri në ditën e zgjedhjeve. Këshilli nuk deklaron publikisht arsyet e skualifikimit, por e informon personin e skualifikuar.
“Statistikat tregojnë se kemi një skualifikim të papreçedent në zgjedhjet në historinë e Republikës Islamike,” shkruajti gazeta shtetërore Etemad më 13 janar.
Ky nivel i skualifikimit pasqyron thellësinë e krizave ku është zhytur regjimi. Në një kohë që regjimi pretendon në mënyrë të dëshpëruar dhe megjithëse ka nevojë për unitet absolut, ai nuk di se si të japë përgjigje ndaj këtyre krizave. Me pak fjalë, paaftësia e regjimit për të zgjidhur problemet ekonomike, politike dhe sociale ka intensifikuar luftën e tij.