Amnesty International: Ekspertët e OKB-së Duhet të Kenë Akses të Menjëhershëm në Qendrat e Paraburgimit në Iran

617

Amnesty International: Veproni për të Liruar Protestuesit Iranianë

Shkruar nga Mansoureh Galestan më 21 janar 2020.

Amnesty International ka nisur një fushatë “Vepro” duke bërë thirrje që ekspertëve të Kombeve të Bashkuara t’u “jepet akses i menjëhershëm në qendrat e paraburgimit” në Iran për të siguruar mirëqenien e të arrestuarve në protestat e Iranit.

Duke iu referuar shtypjes vrastare ndaj protestuesve nga regjimi gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor, Amnesty International shkruan: “Autoritetet iraniane i kanë shtypur me dhunë protestat në Iran, duke përdorur forcë të paligjshme, madje edhe letale, dhe duke arrestuar mijëra njerëz në mënyrë arbitrare. Tani, të arrestuarit rrezikojnë torturën dhe keqtrajtime të tjera. Veproni tani dhe bëni thirrje për lirimin e tyre.”