Sunday, February 5, 2023

Zgjedhjet në Iran 2021: Bojkoti Iranian i Zgjedhjeve Presidenciale Është Pjesë e një Trendi më të Gjerë Rezistence

Iran Election 2021: With Recent Protests, Forthcoming Electoral Boycott Iranians Deny Tehran’s Legitimacy

Foto fajli: postera të fushatës të grisura nëpër mure

Ministria e Brendshme e regjimit iranian ka shpallur emrat e miratuar nga Këshilli i Gardianëve, të kandidatëve që do të garojnë për president në farsën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Këshilli i Gardianëve i ka spastruar të gjithë kandidatët përveç shtatë zyrtarëve më besnikë ndaj Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei.

Në dhjetor 2017, protestat kundër përkeqësimit të gjendjes ekonomike në Iran nisën të përhapeshin nga qyteti në qytet, duke marrë ndërkohë përsipër një mesazh më të përgjithshëm politik. Nga mesi i muajit pasardhës, kjo lëvizje protestuese kishte përfshirë mbi 100 lokalitete dhe sllogane si “vdekje diktatorit” si dhe thirrje të tjera të qarta për ndryshim regjimi.
Hamdeli i referohet në mënyrë specifike kryengritjes së 2019-ës në paralajmërimin për mundësinë e një bojkoti të organizuar gjerësisht ndaj farsës së zgjedhjeve. Këtë e kanë bërë edhe media të tjera, përfshirë Jahan-e Sanat, e cila ka theksuar problemet e pazgjidhura që qëndrojnë prapa secilës prej lëvizjeve më të fundit protestuese. “Një pjesë e madhe e shoqërisë i ka bojkotuar zgjedhjet për shkak të keqmenaxhimit të krizës së koronavirusit, vështirësive ekonomike, presionit mbi jetesën e njerëzve, dhe neglizhencës së zyrtarëve për sa i përket ngjarjeve shoqërore të janarit 2018 e nëntorit 2019,” shkruhet në një tjetër artikull të datës 25 prill. “Po të kemi parasysh status quo-në, ka shumë pak mundësi të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme votuesish.”
Ky citim është veçanërisht domethënës për arsye se nënvizon të përbashkëtat e të dyja kryengritjeve, bojkotin elektoral që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, dhe faktin që një segment i gjerë i popullsisë “i ka bojkotuar zgjedhjet” në të shkuarën. Pritshmëria e gjerë për një pjesëmarrje të ulët më 18 qershor bazohet pjesërisht në suksesin e fushatës për bojkot që i parapriu zgjedhjeve parlamentare të regjimit në shkurt 2020. Në atë rast, edhe vetë statistikat zyrtare të qeverisë, të cilat shpesh janë të fryra për çështje të tilla, e pohuan se kishin marrë pjesë më pak se gjysma e votuesve të ligjshëm, duke i bërë ato zgjedhjet më jo-popullore në historinë 40-vjeçare të regjimit.
Njësitë e rezistencës të MEK kanë qenë shumë aktive në fushatën për bojkot të zgjedhjeve duke e ditur plotësisht se veprimtaritë e tyre mund të bënin që ata të përfundonin në burg apo të bëheshin objekt i ndjekjes penale, torturës, apo edhe ekzekutimit.
Në disa intervista të fundit me rrjete satelitore lajmesh të lidhura me opozitën demokratike, një numër anëtarësh të Njësive të Rezistencës e kanë shprehur qartë gatishmërinë e tyre për ta bërë sakrificën e madhe, nëse do të jetë nevoja, për përmbushjen e këtij qëllimi. Ndërkohë, mediat shtetërore vazhdojnë thjesht t’i përsërisin shqetësimet për perspektivën e një bojkoti të gjerë që mund të çojë në një kryengritje. Javën e shkuar, gazeta e përditshme Sharq vuri në dukje se kushtet prapa kësaj perspektive janë “një rrezik i madh” dhe se nëse nuk çrrënjosen nga shoqëria iraniane, pasojat do të jenë “shkatërrimtare” për udhëheqjen e regjimit.