Sunday, February 5, 2023

Varet një grua në burgun e Yazd – gruaja e 117-të e ekzekutuar gjatë presidencës së Rouhani-t

 

A woman hanged in Yazd Prison – 117th woman executed under RouhaniNjë grua është varur mëngjesin e të dielës, më 23 maj 2021, në Burgun Qendror të Yazd. Kjo është gruaja e 117-të e ekzekutuar gjatë mandatit të Hassan Rouhani-t si president i mullahëve. Të paktën 15 gra janë ekzekutuar çdo vit në Iran gjatë tetë viteve të fundit.

Gruaja e varur në Burgun Qendror të Yazd është identifikuar si Kobra Fatemi, 41 vjeç, dhe ka qenë në burg që në 2015-ën, e akuzuar për vrasjen e të shoqit. Familja e viktimës kishte rënë dakord të merrte paratë e gjakut dhe ta shpëtonte gruan nga ekzekutimi. Por xhaxhai i viktimës, një anëtar i Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC), nuk e pranoi këtë dhe kërkoi ekzekutimin e verdiktit për vdekje.

Komiteti i Grave i NCRI-së e ka vënë në dukje edhe më përpara se shumë nga gratë e ekzekutuara nga regjimi i mullahëve janë vetë viktima të dhunës familjare ndaj grave dhe kanë vepruar për t’u vetë-mbrojtur.

Por drejtësia iraniane nuk i kategorizon vrasjet e qëllimshme dhe i ndëshkon ato me vdekje  pavarësisht motivit dhe arsyes.

Irani mban rekordin si ekzekutuesi numër një në botë, me numrin më të lartë të qytetarëve të ekzekutuar per capita. Ky shtet është gjithashtu ekzekutuesi numër një i grave. Këto ekzekutime janë jashtëzakonisht të padrejta.

Mbi 4300 njerëz janë ekzekutuar në Iran gjatë mandatit të Rouhani-t. Deri tani, në këtë numër përfshihen 117 gra.