Thursday, February 9, 2023

 Zëvendës Presidenti amerikan qëndron përkrah rezistencës së popullit iranian kundër mullahëve

Zëvendës Presidenti ameikan Mike Pence vuri theksin mbi rezistencën e popullit iranian kundër regjimit të mullahëve.

Duke iu referuar demonstratës së madhe të mbështetësve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit –PMOI/MEK- në kryeqytetin Uashington DC, Zëvendës Presidenti Pence tha në Face the Nation të CBS-së të dielën, “ajo që duam të bëjmë është të qëndrojmë përkrah iranianëve, mijëra prej të cilëve u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë të premten, dhe dhjetëra mijëra të cilët dolën nëpër rrugë vitin e shkuar në komunitetet në mbarë Iranin, duam të qëndrojmë përkrah tyre….

CBS VP Pence 23 June 2019

Të premten më 20 qershor 2019, mijëra iranianë u mblodhën përpara Departamentit amerikan të Shtetit në Uashington dhe marshuan drejt Shtëpisë së Bardhë. Ata shprehën mbështetje për Rezistencën Iraniane dhe presidenten e zgjedhur të saj, Maryam Rajavi. Demonstruesit shprehën gjithashtu mbështetje për njësitë dhe këshillet e rezistencës në Iran.

Në tubim folën disa personalitete të shquara amerikane, kongresistët Brad Sherman dhe Tom McClintock, ish Ambasadori amerikan dhe guvernatori Bill Richardson, Zëvendës Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane Gjenerali Jack Keane dhe Senatori Robert Torricelli.

Shumica dërrmuese e iranianëve janë jashtëzakonisht të zhgënjyer pas disa dekadave shtypje, diskriminim, vështirësi ekonomike dhe izolim ndërkombëtar.

Pas kryengritjeve masive në 2018-ën, protestat e përditshme i japin jetë tashmë peisazhit socio-politik të Iranit, me protestues që vijnë nga i gjithë spektri i shtresave shoqërore të vendit. Ndërkohë që ka nga ata që shqetësohen për impaktin e sanksioneve mbi qytetarët e rëndomtë, asnjë protestë e vetme nuk i ka dënuar sanksionet ndërkombëtare. Në fakt, protestat ua kanë drejtuar gishtin vjedhjeve në masë të bëra nga mullahët, si dhe plaçkitjes e korrupsionit si burimi kryesor i fatkeqësive ekonomike të vendit. Demonstruesit thërrasin: “Një vjedhje më pak, problemi ynë zgjidhet.”