
E reja e mohoi akuzën dhe tha se Maysam ishte një mik i thjeshtë. Maysam gjithashtu hodhi poshtë akuzën për marrëdhënie të paligjshme.Sareh dhe Maysam e refuzuan vendimin e dënimit me gurë dhe apeluan. Dega 26 e Gjykatës së Lartë shqyrtoi çështjen dhe përfundimisht la në fuqi ekzekutimin e burrit dhe gruas. Irani është një nga gjashtë vendet që praktikojnë dënimin me gurë.
Kodi penal i regjimit klerikal i konsideron marrëdhëniet jashtëmartesore si krim dhe e dënon atë me gurëzim, ekzekutim ose fshikullim.
Nga frika e shpërthimit të protestave, regjimi klerik ka rritur masën e tij shtypëse, duke përfshirë arrestimet dhe ekzekutimet në muajt pas marrjes së detyrës nga Ebrahim Raisi. Tashmë këtyre masave i është shtuar edhe dënimi me gurë.





