Friday, March 29, 2024

Mësuesit iranianë zhvillojnë protesta mbarëkombëtare

Iranian teachers hold nationwide protests on the first day of the school year

Mësuesit iranianë protestojnë në Boroujerd, Lorestan më 23 shtator 2021

Mësuesit iranianë zhvilluan protesta mbarëkombëtare në mbarë Iranin më 23 shtator 2021.

Gjysma e mësuesve ishin gra të cilat morën pjesë gjerësisht dhe në mënyrë aktive në protesta. Mësuesit protestues i zhvilluan protestat e tyre jashtë Departamentit të Arsimit në çdo qytet.

Në Qom, mësuesit i zhvilluan protestat e tyre pavarësisht se ishin kërcënuar një natë më parë nga agjentët e regjimit. Ata thërrisnin: “Mësuesit janë zgjuar, ata e urrejnë diskriminimin,” “është e drejta jonë e patjetërsueshme që të marrim rroga në përputhje me rangun tonë,” dhe “jetesa dhe dinjiteti janë të drejtat tona të patjetërsueshme.”

Iranian teachers hold nationwide protests on the first day of the school yearMësuesit bëjnë protestë në Qom më 23 shtator 2021

Krahas Teheranit, mësuesit iranianë zhvilluan protesta edhe në qytetet Mamsani në provincën Fars, Ardabil, Yazd, Arak, Shahroud, Sanandaj, Chahar Mahal-o Bakhtiari, Karaj, Divandarreh, Kuhdasht, Zanjan, Tabriz, Hamadan, Qazvin, Kermanshah, Abadan, Mazandaran, Mashhad, dhe Qom.

Iranian teachers hold nationwide protests on the first day of the school yearProtesta e mësuesve në Kermanshah, më 23 shtator 2021

Iranian teachers hold nationwide protests on the first day of the school yearProtesta e mësuesve në Mamsani, provinca Fars, më 23 shtator 2021

Iranian teachers hold nationwide protests on the first day of the school yearProtesta e mësuesve në Karaj të provincës Alborz më 23 shtator

Mësueset femra në Abadan më 23 shtator

Të shtunën më 18 shtator, mësuesit iranianë zhvilluan protesta në 14 provinca. Shumica e protestuesve në këto 14 provinca ishin gra. Kërkesa e tyre ishte implementimi i planit të ndarjes në rangje, plan sipas të cilit, mësuesit do të merrnin 80 përqind të rrogës së pedagogëve të shkencave në universitete me të njëjtin nivel eksperience në punë.

Mësuesit me punësim të përhershëm marrin një rrogë mesatare prej 4 milion Toman në muaj. Mësuesit me kontrata të përkohshme marrin një deri në dy milion Toman në muaj. Shpesh, atyre nuk ua japin rrogat për muaj të tërë, ndërkohë që pragu i varfërisë në Iran është 14 milion Toman në muaj.

Mësuesit me Dëftesa të Gjelbra zhvillojnë protestë në Teheran më 23 shtator 2021