Mësuesit dhe arsimtarët iranianë kanë zhvilluar një zinxhir protestash në 14 provinca të shtunën, më 18 shtator 2021. Shumica e pjesëmarrësve ishin gra.
Këto protesta u zhvilluan në provincat Teheran, Azerbaixhan Lindor, Khuzestan, Isfahan, Fars, Alborz, Kermanshah, Qom, Lorestan, Hormozgan, Ardabil, Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad, Ilam, dhe Chahar Mahal-o Bakhtiari. Mësuesit dhe arsimtarët iranianë protestuan kundër kushteve të tmerrshme të jetesës dhe të ardhurave tepër të ulëta.
Në Shiraz, qendër e provincës Fars, protestuesit bënë thirrje për lirimin e të gjithë mësuesve të burgosur.
Protestuesit u mblodhën jashtë Departamentit të Arsimit në provincat e tyre për të kërkuar rritje të rrogave të tyre deri në 80% të rrogave të pedagogëve të shkencave.
Ministria e Arsimit pati ratifikuar një plan për të renditur mësuesit në 2013-ën. Por deri tani, ministria nuk e ka implementuar këtë plan.
Implementimi i këtij plani është kthyer në një kërkesë serioze të mësuesve iranianë. Sipas planit, rrogat dhe benefitet e mësuesve duhet të shkojnë në 80% të rrogave dhe benefiteve të pjesëtarëve të fakultetit të shkencave në universitete me të njëjtën eksperiencë pune.
15th ditë protestash nga mësuesit me Dëftesa të Gjelbra