Wednesday, February 1, 2023

Golrokh Iraee transferohet papritmas nga burgu Amol në burgun Evin

Golrokh Iraee u kthye në Evin më 19 prill

E burgosura politike Golrokh Iraee u transferua papritmas nga burgu i Amolit në orën 5 të mëngjesit të së martës, 19 prill 2022. Këtë e ka bërë të ditur Arash Sadeghi, bashkëshorti i saj, në llogarinë e tij në Tëitter.

Arash Sadeghi shkroi të martën pasdite, “Në orën 5:00 të mëngjesit të sotëm, zonja Golrokh Iraee u transferua nga burgu i Amolit, në Prokurorinë e Moghaddas në burgun Evin. Nuk ka ende të dhëna për arsyet e transferimit të saj. Që prej tre javësh, zonja Iraee i kishte refuzuar telefonatat dhe vizitat për shkak të privimit të të burgosurve nga të drejtat minimale dhe ofendimit e rrahjes së disa të burgosurave femra nga gardianët e burgut të Amolit gjatë një greve.

Asnjë media shtetërore e as gjyqësori nuk e ka publikuar lajmin për transferimin e papritur të Golrokh Iraee në burgun Evin.

Para kësaj, në korrik 2021, Golrokh Iraee kishte dërguar një mesazh nga burgu i Amolit. Ajo thoshte se nuk do të pranonte asnjë vizitë dhe nuk do të bënte asnjë telefonatë në përpjekje për t’i dhënë fund trajtimit mizor të të burgosurave të tjera femra. “Do të refuzoj të përdor telefonin apo të shkoj për vizita, e shoqëruar çdo herë nga ofendimet e gardianëve, derisa të marrë fund gjendja e mjerueshme aktuale”.

Znj. Iraee shtoi në mesazhin e saj se “të drejtat themelore të të burgosurve u ofrohen atyre si privilegj, të shoqëruara me ofendime dhe tone të bezdisura nga gardianët e burgut”.