Friday, March 29, 2024

Ekzekutimet dhe shtypja e grave karakterizojnë vitin e parë në detyrë të Raisit

Executions and suppression of women mark Raisi’s one year in officeEkzekutimet dhe shtypja e grave karakterizojnë vitin e parë në detyrë te Raisit

Ekzekutimet dhe shtypja e grave karakterizojnë vitin e parë në detyrë të Raisit.

3 gushti shënoi përvjetorin e parë të marrjes së detyrës nga Ebrahim Raisi në Iran pas zgjedhjeve të manipuluara nga udhëheqësi suprem i mullahëve.

Viti i kaluar në Iran dëshmoi një rritje marramendëse të ekzekutimeve dhe shtypjes ndaj grave iraniane. Kjo ndodh krahas një ekonomie të falimentuar me popullin që varfërohet dita ditës, dhe me një ushtri në rritje të të papunëve dhe të uriturve.

Do të diskutojmë ndikimin e presidencës së Raisit në Iran, sidomos sepse lidhet me të drejtat dhe kushtet e grave.

Kush është Raisi dhe pse Khamenei e zgjodhi atë si president?

Raisi është një vrasës i masave dhe një nga autorët kryesorë të masakrës ndaj 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988.

Me pak fjalë, Raisi i fitoi kredencialet e tij në regjim si një vrasës me zemër prej guri, i cili u ngjit në hierarkinë e pushtetit pas Revolucionit të 1979-ës me një historik 40-vjeçar ekzekutime dhe shtypje.

Raisi ishte zgjedhja e preferuar e Khameneit për president, sepse ai kishte nevojë për një kriminel të tillë në krye të Degës Ekzekutive për t’u përballur me pakënaqësinë në rritje dhe me protestat e përhapura.

Dhe mund të shohim se ekzekutimet dhe shtypja e grave kanë patur një rritje të re të paprecedent nën drejtimin e Raisit.

Një përshkallëzim i jashtëzakonshëm i shtypjes ndaj grave

Është e vërtetë. Shkalla e ngacmimeve ndaj grave iraniane dhe arrestimi e ndalimi i tyre këtë vit ka qenë më e tmerrshme, gjë që të kujton vitet e para të regjimit të mullahëve.

Më 5 korrik, Raisi urdhëroi ri-implementimin e një plani të miratuar në 2005-ën për të zbatuar mbulimin e detyrueshëm. Pra, shtypja ndaj grave arriti një kulm të paprecedent në fillim të korrikut, duke prekur të gjitha fushat e jetës së grave liridashëse të Iranit.

Raisi mori disa masa shtesë këtë vit.

Për shembull, u krijuan dy baza të reja të IRGC-së që filluan punën e tyre në maj për të monitoruar gratë dhe për të vendosur më shumë kufizime ndaj tyre në punë dhe në publik.

Regjimi lëshoi agjentët me veshje civile dhe patrullat zyrtare udhëzuese nëpër rrugë, të cilët janë shumë të dhunshëm në trajtimin e grave që i konsiderojnë të mbuluara në mënyrë të pahijshme.

Në disa qytete, grave u është ndaluar hyrja në stacionet e metrosë, spitalet dhe zyrat dhe janë privuar nga shërbimet publike nëse nuk respektojnë hixhabin e detyrueshëm. Në të tjera, atyre u është ndaluar hyrja në aeroporte.

Arritja e vetme e Ebrahim Raisit pas një viti ka qenë zbatimi i Ligjit të Hixhabit dhe Dëlirësisë kundër grave. Kjo është krahas një rritjeje befasuese në valën e ekzekutimeve.

Megjithatë, këto masa shtypëse vetëm sa ushqejnë zemërimin dhe pakënaqësinë e popullit.

Gratë iraniane janë në ballë të protestave dhe kryengritjeve. Duke formuar njësi rezistence dhe duke marrë pjesë në aktivitetet e tyre, ato luajnë një rol të vlefshëm në kryengritjet për përmbysjen e regjimit të mullahëve.

Gratë dhe të rinjtë iranianë do ta përmbysin pa dyshim regjimin klerikal.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar nuk duhet ta njohë Raisin si president.

Të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave të masakrës së 1988-ës, protestave të nëntorit 2019 dhe viktimave të tjera të regjimit klerikal, i bëjnë thirrje OKB-së që të mos i japë vizën këtij vrasësi të masave dhe vrasësi të popullit iranian.

Në vend të kësaj, OKB duhet të organizojë një gjyq ndërkombëtar për të ndjekur penalisht Ebrahim Raisin për krimet e tij kundër njerëzimit, veçanërisht në verën e vitit 1988.