Sunday, February 5, 2023

Ambientalistja kurde Faranak Jamshidi burgoset për të vuajtur dënimin

 

Kurdish conservationist Faranak Jamshidi imprisoned to serve her termAmbientalisten kurde Faranak Jamshidi e kanë transferuar në Qendrën për Reformë dhe Rehabilitim të Sanandaj për të vuajtur dënimin me burg.

Gjykata Revolucionare e Sanandaj, qendrës së provincës së Kurdistanit Iranian, e kishte dënuar Faranak Jamshidi-n janarin e shkuar me katër vite burg. Gjykata e Apelit e zbuti këtë dënim në një vit.

Ambientalisten Faranak Jamshidi e kanë transferuar në Qendrën për Reformë dhe Rehabilitim të Sanandaj të enjten më 10 qershor 2021, për të vuajtur dënimin me burg.

Dega e parë e Gjykatës Revolucionare të Sanandaj u mblodh më 23 janar 2021 dhe e dënoi Faranak Jamshidi-n me 4 vite burg. Ajo akuzohej për anëtarësi në njërën nga partitë opozitare. Gjykata e Apelit e provincës Kurdistan më vonë e zbuti këtë dënim në një vit.

Forcat e inteligjencës e kishin arrestuar Faranak Jamshidi-n më 28 qershor 2020. Si anëtare e Shoqërisë së Gjelbër të Kurdistanit, atë e morën në pyetje dhe i bënë presion për të bërë rrëfime të pavërteta. Ajo u akuzua për “veprim kundër sigurisë kombëtare” dhe “propagandë kundër shtetit.” Pas katër muajsh në paraburgim, ajo u lirua përkohësisht pasi pagoi 200 milion Toman më 10 nëntor 2020.

Bashkëshorti i Faranak Jamshidi është arrestuar gjithashtu vitin e shkuar dhe ndodhet në burg që atëherë.