Friday, March 29, 2024

Twitter Pezullon Llogaritë e Agjensive të Lajmeve të Regjimit Iranian

Twitter ka pezulluar disa llogari lajmesh që i përkasin regjimit iranian për shkak të shkeljeve ndaj rregullave të sjelljes në këtë platformë.

Mes llogarive në gjuhen Farsi të pezulluara nga Twitter të shtunën ishin: agjensia zyrtare e lajmeve IRNA; Agjensia e Lajmeve Mehr, e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit; Klubi i Gazetarëve të Rinj (YJC) që drejtohet nga shteti, dhe transmetuesi shtetëror IRIB.

Agjensitë e prekura mendojnë se pezullimet kanë lidhje me mënyrën se si ato kanë shkruar për tensionet në rajon.

Një burim i Twitter ka konfirmuar për disa outlet-e lajmesh, përfshirë BBC-në, se llogaritë janë pezulluar për shkak të ngacmimit të koordinuar e të përqendruar të njerëzve të lidhur me fenë Baha’i në Iran.

Ndërkohë që Twitter është i ndaluar në Iran për publikun e gjerë, zyrtarët e lartë të regjimit iranian e përdorin këtë platformë për të promovuar agjendën fondamentaliste të regjimit dhe për të shpërndarë keqinformim kundër opozitës së tyre demokratike, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (Mujahedin-e Khalq, PMOI ose MEK).

Në maj 2019, Twitter tha në një deklaratë se kishte fshirë një rrjet prej 2,800 llogarish jo-autentike me origjinë në Iran, për shkak se shtireshin si kandidatë politikë e gazetarë.

Fshirjet e këtyre llogarive u bënë pas një hetimi të kryer nga firma e sigurisë së internetit FireEye.

Shumë prej llogarive të fshira nga Twitter ishin të përfshira thellë në një fushatë keqinformimi kundër grupit kryesor demokratik të opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI ose Mujahedeen-e Khalq, MEK) dhe udhëheqëses së opozitës iraniane Maryam Rajavi.