Wednesday, February 1, 2023

Zbulimi i një Komploti Tjetër Terrorist të MOIS të Regjimit Iranian Kundër MEK në Gjermani, Njëkohësisht me Gjyqin Belg për Terrorizëm

 

The National Council of Resistance of Iran – Committee on Security and CounterterrorismKëshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit – Komiteti për Sigurinë dhe Anti-terrorizmin

 

Në vigjilje të gjyqit për diplomatin-terrorist të regjimit teokratik iranian dhe  tre bashkëpunëtorët e tij në Belgjikë, është zbuluar një tjetër komplot terrorist i Ministrisë së Inteligjencës të regjimit iranian kundër PMOI (MEK) në Gjermani.

Komisioni i Sigurisë dhe Anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) informon bashkatdhetarët iranianë dhe zyrtarët gjermanë për një pjesë të gjetjeve të tij në formën e letrës që vijon, duke i shprehur mirënjohjen autorit të saj, Z. G.D., një iranian banues në Gjermani.

Është e rëndësishme të thuhet se telefonatat e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) janë bërë herë pas here nga numra me prefiks të Mbretërisë së Bashkuar, Iranit, dhe Rumanisë.

Siç deklarohet në letër, shërbimet e inteligjencës të regjimit i manipulojnë lidhjet familjare për ta përhapur kurthin e spiunazhit dhe terrorizmit. Gjykata belge ka zbuluar gjithashtu se Ministria e Inteligjencës, duke përdorur para, gra, dhe lidhje familjare, e ka rekrutuar Amir Saadouni-n dhe e ka përgatitur atë për të kryer një nga krimet më të mëdha terroriste në tokën europiane.

Kjo letër, ndërkohë që tregon nxitimin e regjimit për të siguruar informacione, thekson gjithashtu taktikat e rekrutimit që regjimi përdor në lidhje me të gjithë mercenarët nën rubrikën “punë e mirë, pagesë e mirë,” dhe zbulon rregullat që përcaktojnë marrëdhënien e MOIS me agjentët e rekrutuar të saj.

Komisioni tërheq vëmendjen e publikut të përgjithshëm, sidomos të mbështetësve të PMOI (MEK) dhe Rezistencës Iraniane, ndaj hileve të ndyra e të ulëta të regjimit klerikal në fazat e fundit të jetës së tij të turpshme, dhe u bën thirrje atyre që t’i informojnë zyrat e PMOI (MEK) dhe NCRI për kontakte të dyshimta nga MOIS dhe Forcat terroriste Quds të regjimit në rastin më të parë, në mënyrë që të parandalohen komplotet e spiunazhit dhe terrorizmit.