Saturday, July 27, 2024

Sir Alan Meale: Mbyllini Ambasadat e Regjijmit Iranian në Europë

Sir Alan Meale, a former Member of Parliament from the United KingdomSir Alan Meale, ish Anëtar i Parlamentit nga Mbretëria e Bashkuar

Simay-e Azadi, një kanal televiziv satelitor i opozitës iraniane, ka transmetuar disa intervista me politikanë të shquar të enjten. Këto intervista janë transmetuar njëkohësisht me seancën e dytë të gjyqit të Assadollah Assadi, diplomatit terrorist të Iranit, dhe tre bashkëpunëtorëve të tij në Anversa të Belgjikës. Assadi i ka përdorur privilegjet e tij diplomatike për të transferuar eksplozivë nga Teherani në Europë, në një avion pasagjerësh, për t’ua dhënë operativëve të tij të cilët do të shpërthenin bombën në tubimin “Irani i Lirë” të Rezistencës Iraniane në Paris në 2018-ën.

Para se të arrestohej, Assadi ishte i stacionuar në ambasadën e regjimit në Vienë, ku punonte si sekretar i tretë i ambasadës. Assadi, ashtu si diplomatët e tjerë terroristë të Iranit, është zyrtar i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit.

Komploti i parandaluar me bombë i 2018-ës dhe provat e mbledhura, së bashku me historikun e përdorimit të misioneve diplomatike për terrorizëm nga regjimi, theksojnë edhe një herë nevojën për t’i mbyllur ambasadat e mullahëve.

Kësaj kërkese i ka bërë jehonë Sir Alan Meale, ish Anëtar i Parlamentit nga Mbretëria e Bashkuar, gjatë intervistës së tij me Simay-e Azadi të enjten. Sir Alan është një prej qindra politikanëve të shquar që morën pjesë në tubimin “Irani i Lirë” në Paris, tubim i organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) më 30 qershor 2018.