Saturday, July 27, 2024

Një person dënohet me 74 goditje kamxhiku për fyerje ndaj policisë në Iranin veri-lindor

IRAN: Prisoner Flogged in Public in AhvazNjë person është dënuar me 74 goditje kamxhiku për faktin se ka fyer oficerë policie në TorbatHeydariyeh të Iranit veri-lindor. Rrahja me kamxhik në Iran jepet rregullisht si dënim për krime të vogla si vjedhja, si dhe për disidentët dhe për 100 “shkelje” të tjera.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRIB, babai i këtij personi është dënuar me 600 orë shërbim publik, në këmbim të një dënimi me 3 muaj e një ditë burg për “gjueti të tepruar”. Djali i tij, emri i të cilit nuk është përmendur në raport, është dënuar me 74 goditje dhe një gjobë prej 20 million rial ($76) për faktin se ka fyer oficerë policie dhe për mosbindje ndaj policisë.