Saturday, July 27, 2024

Rezistenca Iraniane, Shënjestra Kryesore e Makinerisë së Terrorit të Mullahëve

Që me krijimin e tij në vitin 1981, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe anëtarët e tij kanë qenë shënjestër e disa sulmeve vdekjeprurëse të orkestruara nga regjimi iranian, sipas Grupit Parlamentar të të Drejtave të Njeriut në Mbretërinë e Bashkuar.
Një tentativë vrasjeje kundër Z. Hossein Abedini, anëtar i NCRI, ka ndodhur në Turqi më 14 mars 1990.
Gjithashtu, më 24 prill 1990 ndodhi vrasja e Z. Kazem Rajavi, vëlla i Massoud Rajavi dhe përfaqësues i NCRI në Gjenevë. Sulmi u krye nga disa agjentë iranianë të cilët kishin përdorur pasaporta qeveritare ‘me mision.’
Më 16 mars 1993 u qëllua Z. Mohammad Hossein Naghdi, përfaqësuesi i NCRI në Itali. Në 2014-ën, Shtetet e Bashkuara e refuzuan një diplomat iranian si ambasador për zyrat qendrore të OKB në Neë York për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e Naghdi.
Një plan për të eliminuar Znj. Maryam Rajavi dështoi kur në një anije iraniane mallrash pranë Anversës u gjetën raketa dhe një mortajë e stërmadhe.
Përpara kësaj, kiashte patur edhe një komplot tjetër për ta vrarë Znj. Rajavi gjatë një mbledhjeje të madhe në Dortmund në qershor 1995. Sulmin e kishte nisur Hossein Mousavian, ambasadori iranian në Gjermani.
Ka tregues që edhe sulmi i dështuar në Villepinte ka patur në shënjestër Znj. Rajavi.

Në shkurt 1996, Znj. Zahra Rajabi, anëtare e NCRI, u vra në Turqi. Një nga autorët e krimit ishte agjent i regjimit iranian i cili u dënua me disa vite burg. Gjykata Penale e Stambollit e dënoi Reza Berzeger-in me burgim të përjetshëm, duke përfshirë një vit burgim të izoluar për vrasjen e Znj. Rajabi dhe Z. Ali Moradi.

Më 21 mars 2018, një sulm kundër PMOI-së u parandalua në Shqipëri. Pas kësaj ngjarjeje, Shqipëria deportoi dy agjentë sekretë të Ministrisë Iraniane të Inteligjencës (MOIS).
Që në 2016-ën, Shqipëria është bërë shtëpia e rreth 3,000 anëtarëve të MEK në kampin Ashraf 3. Pas kësaj doli se forca punëtore e ambasadës iraniane në Tiranë, e cila fillimisht kishte qenë shumë e vogël, ishte rritur në mënyrë të konsiderueshme në numër. Disa anëtarë të ambasadës janë dëbuar nga vendi për abuzim të statusit të tyre diplomatik.