Sunday, January 29, 2023

Iran: NIran: Numri i Viktimave të Koronavirusit në 465 Qytete Shkon në Mbi 164,000umri i Viktimave të Koronavirusit në 465 Qytete Shkon në Mbi 164,000

  • Këshilli i Qytetit të Teheranit: Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e 20,000 njerëzve në Teheran deri tani, dhe implementimi i kufizimeve është thelbësor dhe i efektshëm në parandalimin e përhapjes së virusit dhe vdekshmërisë.
  • Një anëtar i ekipit kërkimor për Taskforcën Kombëtare të Luftimit të Korornavirusit: Bilanci ynë i vdekjeve është 516 për milion, një nga më të lartit në botë, dhe mund të jetë edhe shumë më i lartë.
  • Kryetari i Këshillit Suprem të Organizatës Mjekësore: Me ndërhyrje jo-shkencore dhe me nxjerrjen e lejeve nën titullin e mjekësisë islamike dhe tradicionale apo iraniane nga Ministria e Shëndetësisë, po luhet me shëndetin e njerëzve pa asnjë bazë shkencore.
  • Hamid Emadi, një specialist i sëmundjeve infektive: Nuk ka shtretër bosh në spitalet publike. Pacientët nuk mund të akomodohen në një spital privat as me 100 milion Toman. Jo vetëm që të gjitha pavijonet e terapisë intensive janë të mbushura plot, por nuk ka as pavijone të zakonshme bosh. Jemi të paralizuar.
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Kerman: Numri i vdekjeve nga Koronavirusi në provincën Kerman ka arritur në 40 brenda 24 orësh.
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Bam: Në lindje të provincës Kerman, numri i pacientëve është rritur gjashtë herë krahasuar me muajin e mëparshëm.