Friday, March 29, 2024

Letra e Ish-Operativit të Inteligjencës Iraniane Thekson Nevojën për Politika Proaktive nga Ana e Perëndimit

 

Një ish-operativ i Ministrisë iraniane të Inteligjencës (MOIS) me emrin Hadi Sani-Khani i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, letër në të cilën ai jep detaje për bashkëpunimin e tij të mëparshëm me Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë. Kjo letër hedh dritë mbi operacionet e mundshme të një rrjeti operativësh në Europë, ekzistenca e të cilëve u ekspozua nga çështja historike gjyqësore kundër ish-konsullorit të tretë të ambasadës iraniane në Vienë, Assadollah Assadi. Letra konfirmon gjithashtu fakte kyçe që justifikojnë paralajmërimet e bëra me kohë për përpjekjet e regjimit iranian për të ndikuar tek mediat perëndimore dhe demonizuar grupin kryesor opozitar kundër tij, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK).

Assadi u ndoq penalisht së bashku me tre të pandehur të tjerë, për përpjekjet e tyre për të shpërthyer eksplozivë në një tubim ndërkombëtar të emigrantëve iranianë fare pranë Parisit. Ky komplot kishte si shënjestër specifike udhëheqjen e Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi, e cila është Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Po të mos ishte parandaluar nga autoritetet europiane, ky komplot me shumë mundësi do të kishte shkaktuar qindra vdekje, duke përfshirë vdekjen e personaliteteve politike perëndimore që ishin të pranishëm në eventin e 2018-ës, për të shfaqur mbështetjen e tyre ndaj platformës së MEK për ndryshim regjimi që do të çojë në qeverisje demokratike në Iran.

Mbështetja për MEK-un midis parlamentarëve perëndimorë ka shumë vite që rritet vazhdimisht dhe tashmë përfshin anëtarë të çdo partie madhore politike në SHBA dhe në Bashkimin Europian. Por për të arritur në këtë nivel mbështetjeje, organizatës i është dashur të kalojë pengesat e ngritura nga një rrjet ndikimi i gjerë e në rritje që regjimi iranian ka promovuar në mbarë botën.

 

Rritja dhe funksioni i rrjeteve iraniane të terrorizmit dhe inteligjencës duhet t’i bëjë politikë-bërësit europianë e amerikanë të kuptojnë që duhet të ndërmarrin veprime shumë më të rrepta në mënyrë që t’i shpërbëjnë këto rrjete dhe t’i pengojnë operacionet e tyre.

Veprimet në fjalë duhet të përfshijnë mbylljen e ambasadave si ajo për të cilën punonte Assadi, ose duhet të theksojnë dëbimin e kujtdo që kapet duke bashkëpunuar me inteligjencën iraniane. Por pavarësisht specifikave, rezultati duhet të përfshijë krijimin e standardeve mediatike që të jenë shumë më mosbesuese ndaj pretendimeve denigruese lidhur me Rezistencën Iraniane. Dhe kjo pastaj duhet të çojë në një riorientim të politikës perëndimore, në favor të mbështetjes për këtë Rezistencë.