Ekzekutimi i një gruaje – 42 vjecare me dy fëmijë – në Burgun Gohardasht (Rajaiishahr) të Karaj, shënon ekzekutimin e gruas së 114-të gjatë qëndrimit të Rouhani si president i mullahëve.
Zahra Esma’ili u var në mëngjes të Mërkurën, 17 Shkurt 2021, së bashku me 6 të burgosur meshkuj në Burgun Gohardasht (a.k.a. Rajaiishahr) në Karaj.
Zahra Esma’ili ishte viktimë e dhunës në familje dhe kishte vrarë burrin e saj në vetëmbrojtje. Burri i saj, një oficer policie shpesh e sulmonte atë.
Zahra Esma’ili u transferua në izolim në një grup prej 10 të burgosurish me vdekje të hënën, 15 shkurt, për t’u përgatitur për ekzekutim. Ajo kishte qenë duke vuajtur dënimin e saj me burg në burgun famëkeq Qarchak.
Regjimi klerik ka ekzekutuar tre gra në javët e fundit në burgjet e Ardabil, Sanandaj dhe Karaj. Kjo çon në 114 numrin e përgjithshëm të ekzekutimeve të grave gjatë qëndrimit të Rouhani si president i mullahëve.