Wednesday, February 1, 2023

Iran: 10 Ekzekutime në Pesë Ditë

 

Thirrje për veprim për të shpëtuar të burgosurit e dënuar me vdekje,

Referojini abuzimet ndaj të drejtave njerëzore tek Këshilli i Sigurimit i OKB-së, kërkojuni llogari liderëve të regjimit

Mëngjesin e së mërkurës, 17 shkurt 2021, regjimi klerikal vari shtatë të burgosur në burgun Gohardasht të Karaj. Mes këtyre të burgosurve ishte Zahra Esmaili, 42 vjeç, nënë e dy fëmijëve të cilën e kishin transferuar nga burgu Qarchak në Gohardasht.

Regjimi vari gjithashtu dy të burgosur të etnisë Baluch në Burgun Qendror të Birjand të hënën. Një tjetër i burgosur u ekzekutua në burgun Meshkinshahr të shtunën, më 13 shkurt 2021. Kështu, brenda vetëm pesë ditëve janë ekzekutuar 10 të burgosur në qytete të ndryshme.

Në mesin e krizave të pashërueshme të brendshme e ndërkombëtare, regjimi klerikal i ka shtuar torturat dhe ekzekutimet, të cilat janë e vetmja rrugë shpëtimi për të. I gjendur përballë zemërimit dhe protestave popullore, ky regjim nuk mund të mbijetojë as edhe një ditë të vetme pa represion e ekzekutime.

Rezistenca Iraniane i  bën thirrje edhe një herë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe të gjitha organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut, që të veprojnë urgjentisht për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje dhe që të dërgojnë një delegacion ndërkombëtar i cili të vizitojë burgjet iraniane dhe të takohet me të burgosurit, sidomos ata që presin ekzekutimin. Çështja e abuzimeve tronditëse e sistematike ndaj të drejtave njerëzore në Iran duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe liderët e regjimit iranian duhet të përballen me drejtësinë për katër dekada krime kundër njerëzimit.