Friday, January 27, 2023

Gjyqi i  Assadollah Assadi-t Duhet të Rezultojë në Aksion të Rreptë të BE-së Kundër Regjimit të Iranit

 

Më 4 shkurt, një gjykatë në Belgjikë pritet që të shpallë verdiktin e saj lidhur me diplomatin terrorist të burgosur të Iranit, Assadollah Assadi, i cili tentoi të shpërthente një bombë në tubimin e opozitës në 2018-ën, në Francë. Një deklaratë nga 20 ish-ministra europianë lidhur me këtë çështje e nxit Europën të marrë një qëndrim të rreptë kundër terrorizmit iranian të sponsorizuar nga shteti.

Nënshkruesit e kësaj deklarate nxisin Presidentin e Komisionit Europian, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Presidentin e Parlamentit Europian, si dhe drejtuesit e shteteve anëtare të BE-së që të marrin masa konkrete kundër terrorizmit të sponsorizuar nga regjimi iranian.

Ata u bëjnë thirrje në veçanti liderëve të BE-së që të etiketojnë Ministrin e Jashtëm të regjimit, Mohammad Javad Zarif. “Javad Zarif-it duhet t’i kërkohet llogari për rolin e vërtetuar të diplomatit të tij në komplotin për të hedhur në erë një tubim paqësor në Villepinte të Francës,” lexon një pjesë e deklaratës.

Personalitetet europiane kërkojnë që “veprimtaritë e ambasadave dhe qendrave fetare e kulturore iraniane duhet të shqyrtohen mirë dhe lidhjet diplomatike me Iranin duhet të dobësohen, në mënyrë që vendosja e marrëdhënieve normale diplomatike të ketë si kusht çrrënjosjen e aparatit terrorist nga Irani në Europë dhe dhënien e garancive nga Irani që nuk do të kryejë më kurrë akte terroriste në Europë.”

Regjimi i ka përdorur për shumë kohë misionet e tij diplomatike për të kryer komplote terroriste në Europë. Diplomati terrorist i regjimit iranian në 1990-ën qëlloi për vdekje profesorin Kazem Rajavi në Zvicër, ku ai vepronte si përfaqësues i Rezistencës Iraniane.

Njëzet e tetë vite më vonë, në qershor 2018, regjimi në Teheran përdori një tjetër diplomat terrorist, Assadi, në përpjekje për të shpërthyer një bombë në tubimin e Rezistencës në zemër të Europës. Po të mos ishte parandaluar ky komplot me bombë, mund të kishin vdekur mijëra mbështetës të opozitës iranianie dhe qindra shtetas e personalitete europiane.