Saturday, July 27, 2024

Rritja e Numrit të Ekzekutimeve në Iran Flet për Përkeqësim të Situatës së të Drejtave të Njeriut

Të shtunën, regjimi iranian ekzekutoi të burgosurin politik të etnisë Baluch, Javid Dehghan Khald, 31 vjeç, në burgun qendror të Zahedan, në Iranin jug-lindor. Ekzekutimi i tij e çoi numrin e ekzekutimeve në tetë brenda një jave, duke treguar kështu përkeqësimin e situatës së të drejtave njerëzore në Iran.

Autoritetet e burgut e kishin transferuar Z. Dehghan Khaled në pavijonin e karantinës të enjten para ekzekutimit. Ai ishte arrestuar në 2015-ën dhe kishte duruar tortura të rënda për ta detyruar të pranonte akuzat. Torturuesit e regjimit ia kanë hequr thonjtë dhe e kanë rrahur me kabllo.

Shumë organizata dhe mbrojtës të të drejtave njerëzore kanë reaguar ndaj ekzekutimit të Dehghan Khaled, dhe kishin bërë thirrje për përpara për ndalimin e këtij ekzekutimi. Të enjten, Amnesty International u bëri thirrje autoriteteve të regjimit që “ta ndalonin menjëherë ekzekutimin e Javid Dehghan, anëtar i minoritetit etnik të paprivilegjuar Baluch.”

“Amnesty International është kundër dënimit me vdekje në të gjitha rastet pa asnjë përjashtim. Dënimi me vdekje është shkelje e të drejtës së jetës dhe ndëshkimi më mizor, çnjerëzor dhe poshtërues,” shton deklarata.

Gjyqi që po zhvillohet kohët e fundit kundër diplomatit terrorist të burgosur të regjimit, Assadollah Assadi, i cili kishte tentuar të shpërthente një bombë në tubimin e opozitës iraniane në Francë në 2018-ën, tregon se krimet e regjimit nuk njohin kufij.

Vendet europiane kanë miratuar së fundmi një regjim të ri sanksionesh globale që ka në shënjestër shkelësit e të drejtave njerëzore në shkallë botërore. Për shkak të regjistrit të errët të të drejtave njerëzore dhe bazuar në prova, liderët europianë janë në gjendje ta marrin në shënjestër regjimin dhe autoritetet e tij.

Ata duhet të vënë sanksione mbi autoritetet e regjimit dhe t’i këpusin të gjitha lidhjet me këtë regjim, deri kur shkeljet e të drejtave njerëzore në Iran të ndalojnë.