Tuesday, January 31, 2023

Diplomati Iranian, i Akuzuar për Terrorizëm, Nuk e Fsheh se Pret Pandëshkueshmërinë

 

Shkruar nga Shahriar Kia

Assadollah Assadi, the Iran regime's diplomat terroristAssadollah Assadi, diplomati terrorist i regjimit iranian

Në qershor 2018, agjentët e regjimit iranian tentuan të kryenin një sulm të madh terrorist në tokën europiane. Ky komplot me bombë u parandalua fatmirësisht nga autoritetet europiane, por nëse do të kishte patur sukses, është pothuajse e sigurtë se do të kishte rezultuar nëe qindra, për të mos thënë mijëra vdekje, duke përfshirë figura të larta politike nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa.

Zbulimi i këtij komploti çoi në arrestimin e një çifti iraniano-belg që kishin për detyrë transportimin e 500 gramëve eksploziv TATP, si dhe në arrestimin e një operativi të tretë i cili kishte fituar që më parë akses në vendin ku do të zhvillohej tubimi ndërkombëtar dhe i përvitshëm “Irani i Lirë” i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Shumë shpejt pas kësaj, organizatori i komplotit – një diplomat iranian i rangut të lartë i stacionuar në ambasadën e regjimit në Vienë – u arrestua në Gjermani dhe më pas u ekstradua në Belgjikë.

Gjykimi i Assadollah Assadi është planifikuar të fillojë më 27 nëntor. Dhe ndërkohë që data e gjykimit të tij afron, bota vazhdon të mësojë detaje të reja për sa i përket veprimeve të tij përpara dhe pasi ai u bë një nga diplomatët e parë iranianë që implikohet zyrtarisht në veprimtaritë terroriste të regjimit. Për shembull, ka dalë në dritë fakti se Assadi i ka marrë personalisht eksplozivët që do të përdoreshin kundër tubimit të NCRI-së, dhe më pas ua ka dorëzuar ata bashkë-komplotistëve të tij.

Këto fakte nuk e kanë ndaluar Teheranin ta mbrojë atë apo të protestojë me forcë kundër përpjekjeve të qeverisë belge për ta vënë atë para drejtësisë. Tentativa e regjimit për të ndërhyrë në ekstradimin e tij ishte një kujtesë e qartë se deri në çfarë mase zyrtarët iranianë presin pandëshkueshmëri nga komuniteti ndërkombëtar. Por vetëm ditët e fundit, sjellja e vetë Assadi-t ka zbuluar se sa larg është i gatshëm të shkojë regjimi për ta mbrojtur këtë pandëshkueshmëri.

Në transkriptet e bisedave të tij me autoritetet belge përfshihen kërcënime të dukshme nga ana e diplomatit terrorist në emër të grupeve të ndryshme të armatosura që veprojnë si proksi për Gardën Revolucionare (IRGC). Në një rast, Assadi i ka identifikuar këto grupe si me bazë në Liban, Irak, Siri, Jemen, si dhe brenda në Iran, dhe ka deklaruar se të gjitha këto grupe do të jenë “duke vëzhguar për të parë nëse Belgjika do t’i mbështesë apo jo.”

Vrojtuesit e rastësishëm mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë se pse Assadi apo aleatët e tij e presin një mbështetje të tillë. Por kërcënimet e Assadi-t janë rezultat i politikës së gjatë të paqësimit e cila e ka trimëruar regjimin terrorist. Ndonëse çështja e Assadi-t më 27 nëntor do të jetë e para e llojit të vet, nuk është se autoritetet në Europë nuk kanë patur raste të tjera për të ndjekur penalisht kontribues të terrorizmit iranian të cilët janë pjesë e rangjeve të larta. Por në shumicën e rasteve ata kanë refuzuar, duke e lënë regjimin në tërësi, madje edhe në rastet kur ky regjim ka vrarë njerëz në tokën europiane.

Për shembull, në vitin 1990, përfaqësuesin e NCRI-së në Kombet e Bashkuara, Kazem Rajavi, e qëlluan për vdekje në trafik pranë shtëpisë së tij në Gjenevë. Dy nga autorët e këtij krimi u arrestuan më vonë në Paris, por në vend që t’i mbanin ata në pritje të një kërkese ekstradimi nga Zvicra, autoritetet franceze zgjodhën t’i dërgonin me shpejtësi në vendin e tyre dhe t’u shmangeshin tensioneve diplomatike që do të ishin ngritur në mënyrë të pashmangshme me Teheranin.

Vrasja e Dr. Rajavi ka mbetur e pandëshkuar për gati 30 vite, edhe pse vrasësit e tij dhe mbikëqyrësit e tyre politikë janë identifikuar pothuajse me siguri.

Histori të tilla kanë kontribuar pa dyshim në pritshmërinë e Assadi-t se mund t’i shpëtojë drejtësisë për kontributin e tij në terrorizmin iranian. Për t’i shkurajuar kërcënimet e Assadi-t, BE duhet t’i kërkojë llogari atij dhe eprorëve të tij në Iran për terrorizmin e tyre sistematik. Politika e paqësimit ka krijuar tek terroristët e mullahëve idenë se mund t’i shpëtojnë drejtësisë.

Është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar t’ia heqë këtë iluzion Assadi-t dhe kolegëve të tij, sidomos tani që ai ka tentuar të fusë edhe shantazhin në këtë çështje. Nëse Teherani nuk del nga kjo situatë me idenë e qartë se nuk mund të presë më pandëshkueshmëri për veprimtaritë e tij malinje, atëherë këto veprimtari do të vazhdojnë të intensifikohen.

Me pak fjalë, kërcënimet e Assadi-t, i gjithë procesi i këtij komploti të parandaluar me bombë dhe përpjekjet e regjimit për ta përdorur politikën e paqësimit për ta nxjerrë Assadi-n nga burgu, konfirmojnë terrorizmin sistematik dhe të sponsorizuar nga shteti të regjimit. Dhe e vetmja mënyrë për ta ndaluar këtë është të vepruarit me vendosmëri, jo vetëm duke i kërkuar llogari Assadi-t, por edhe duke ndjekur penalisht të gjithë liderët e lartë të regjimit, të cilët janë të përfshirë thellë në terrorizëm.