Thursday, March 28, 2024

Media shtetërore e Iranit: Vdekja e z. Shajarian dhe frika e regjimit nga një kryengritje

 

Spitali i Jamit në Teheran – Njerëzit protestojnë pas vdekjes së z. Shajarian

Media shtetërore e regjimit të shtunën, ndërsa iu referuan protestave pas vdekjes së mjeshtrit të muzikës tradicionale persiane, Mohammad Reza Shajarian, reflektoi frikën e regjimit.

Protestat shpërthyen pasi Z. Shajarian ndërroi jetë të premten. Njerëzit në rrugë brohorisnin parulla të tilla si “TV Kombëtar është një turp” dhe “Vdekje diktatorit”. Nga frika se këto protesta mund të jenë nisja e një raundi tjetër të protestave të mëdha, regjimi mbajti varrimin e Z. Shajarian nën masa të larta sigurie.

I njëjti regjim dhe media e tij që për vite me radhë censuroi z. Shajarian dhe privoi njerëzit nga dëgjimi i zërit të tij të jashtëzakonshëm, tani shtiren sikur po mbajnë zi për të. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje kriminale për të vjedhur një personazh tjetër të njohur dhe një përpjekje e dëshpëruar për të shuar shoqërinë e inatosur.

E përditshmja shtetërore Hamdeli të shtunën shkruajti: “Shumica e njerëzve janë të shqetësuar për jetën e tyre, çmimet e larta, papunësinë, etj. Në këto momente nëse sistemi i Republikës Islamike vendos pengesa në rrugën e artistëve, fillimisht do të shtojë zemërimin e shoqërisë; dhe çdo pakujdesi do t’i shtojë kundërshtarët [e regjimit]. Kështu që, nuk duhet të pritet që njerëzit dhe shoqëria të jetojnë në paqe. Sepse tymi që ngrihet nga ky zjarr do të dëmtojë sytë e të gjithëve.”