taktikat e regjimit iranian kundër opozitës së tij kryesore, MEK

448

Një përpjekje tjetër e regjimit për t’iu kundërvënë MEK-ut është demonizimi, delegjitimizimi dhe zhvlerësimi i të gjithë lëvizjes së rezistencës brenda dhe jashtë Iranit. Kjo fushatë e sofistikuar shpifjeje ka qenë e shumëanshme, e paepur, e financuar mirë dhe e gjerë si çështje e politikës shtetërore. Ajo mbështetet në mesazhe dhe narrativa të fabrikuara dhe të orkestruara mirë të promovuara nga “ish anëtarët” e MEK, komentime të drejtuara nga “kundërshtarët” e rremë të regjimit dhe ushtria kibernetike gjithnjë e më e madhe e Teheranit në botën virtuale.

Për vite me radhë, regjimi ka punësuar shërbimet e të ashtuquajturve ish-anëtarë të MEK-ut, të cilët dezertuan vite apo dekada më parë. Sipas një raporti të Bibliotekës së Kongresit të SHBA në dhjetor 2012: “Nga viti 1990–93, [Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e regjimit iranian] MOIS rekrutoi ish-anëtarë të Mojahedin-e-Khalq (MEK) – të njohur gjithashtu si Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI) – në Evropë dhe i përdori ato për të nisur një fushatë dezinformimi kundër MEK. Qeveria iraniane dhe aparati i saj i inteligjencës e konsiderojnë MEK si organizatën më serioze disidente në lidhje me Revolucionin.” Në raport shtohet: “Ali Younesi, ish-ministri i inteligjencës dhe sigurisë, raportoi në televizionin shtetëror në tetor 2004 se Departamenti i Dezinformimit i ministrisë kishte punësuar mijëra agjentë, duke përfshirë disa ish-anëtarë të MEK, për të rritur funksionin e departamentit.”

Në vitin 2022, media shqiptare raportoi se autoritetet kishin arrestuar dhe marrë në pyetje 20 shtetas iranianë me akuzën e spiunazhit për llogari të shërbimeve inteligjente të regjimit. Këta individë u akuzuan për “marrje të parave nga shërbimet sekrete të Iranit, Forca Quds dhe IRGC për të grumbulluar informacion në lidhje me MEK në Shqipëri”. Kjo unazë përbëhej nga “ish-anëtarë” të MEK të rekrutuar nga shërbimi i inteligjencës i regjimit. Unaza anti-MEK e drjetuar nga Teherani dhe me banim në Shqipëri qe në gjendje të mashtronte apo manipulonte një duzinë gazetarësh nga burime të tilla mediatike si The Guardian, Foreign Policy, The Independent, Der Spiegel, MSNBC, madje edhe BBC dhe New York Times, si dhe të tjerë, që të publikonin akuza denigruese dhe të çuditshme kundër MEK.

Metoda tjetër e regjimit për të demonizuar MEK-un është përdorimi i individëve që e identifikojnë veten si “kundërshtar”, për të kritikuar MEK-un. Duke ditur faktin se propaganda e tij kundër MEK do të kishte pak ose aspak shanse suksesi për të minuar pozitën ndërkombëtare të Rezistencës, Teherani shpiku atë që zakonisht njihet brenda diasporës iraniane si rregulli 80/20 për ata që kërkonin favorin e tij. Kjo taktikë nënkupton që të ashtuquajturit “kundërshtarë” fokusojnë tetëdhjetë për qind të kritikës së tyre në të dukshmen dhe të pashmangshmen, duke përfshirë kritika të buta apo të nënkuptuara ndaj regjimit, në mënyrë që të krijojnë besueshmëri. Ata më pas synojnë MEK-un për njëzet për qind të kohës së mbetur, duke i mëshuar linjës së propagandës të Teheranit. Kjo taktikë ka për qëllim t’i japë besueshmëri propagandës anti-MEK, gjoja sepse ajo vjen nga ata që në shikim të parë nuk mund të jenë agjentë të regjimit.

Zyrtarët gjyqësorë dhe të sigurisë në Evropë kanë treguar, bazuar në prova konkrete, se këta “ish-anëtarë” janë të përfshirë në aktivitete dashakeqe dhe dezinformuese kundër MEK të udhëhequr rreptësisht nga inteligjenca e regjimit dhe agjencitë terroriste. Për shembull, shefi i policisë së Shqipërisë njoftoi në tetor 2019 shpërbërjen e një rrjeti terrorist të kontrolluar nga regjimi që synonte të dëmtonte MEK-un dhe anëtarët e tij. Ai tha se Alireza Naghashzadeh, një agjent i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS), ishte i përfshirë në këtë operacion terrorist. Naghashzadeh e identifikon veten si një “ish-anëtar” i MEK. Në prill 2016, autoritetet gjermane arrestuan Meysam Panahin, i cili pretendonte se ishte një ish-anëtar i MEK-ut, për spiunim ndaj MEK dhe NCRI. Ai u dënua me më shumë se dy vjet burg. Procedurat gjyqësore zbuluan se Panahi vepronte nën urdhrat e një oficeri të lartë të inteligjencës me bazë në Teheran dhe i identifikuar si Sajjad.

Raporti tërheq vëmendjen në dy raste të qarta në lidhje me këta të ashtuquajtur “ish-anëtarë të MEK”, duke publikuar fotot e tyre dhe duke zbuluar politikën e MOIS në këtë drejtim: “Rekrutimi i një subjekti britanik, Anne Singleton, dhe burrit të saj iranian, Masoud Khodabandeh, jep një shembull të rëndësishëm se si MOIS detyron jo-iranianët të bashkëpunojnë. Ajo ka punuar me MEK në fund të viteve 1980. Masoud Khodabandeh dhe vëllai i tij Ibrahim ishin të dy anëtarë të MEK në atë kohë. Në vitin 1996 Masoud Khodabandeh vendosi të largohej nga organizata. Më vonë, ai u martua me Anne Singleton. Menjëherë pas martesës së tyre, MOIS i detyroi ata të bashkëpunonin duke i kërcënuar se do të konfiskonin pronat e mëdha të nënës së Khodabandeh në Teheran. Singleton dhe Khodabandeh më pas ranë dakord të punonin për MOIS dhe të spiunonin MEK-un.”