
Tërmeti tronditi qytetin jug-perëndimor Sisakht dhe fshatrat përreth mbrëmjen e 17 shkurtit. Agjencitë shtetërore të lajmeve shpallën 64 të plagosur dje, 25 prej të cilëve janë transferuar në spitale. Tërmeti preku një zonë me diametër 10km nga epiqendra.
Një faqe lokale interneti ka thënë se zyrtarët i kanë minimizuar dëmet kur kanë transmetuar raportet fillestare në televizionin shtetëror IRIB TV. Raporti kritikon autoritetet për llogaritjet e tyre të gabuara.





