Ekzekutimet në Iran
Të mërkurën, autoritetet iraniane ekzekutuan shtatë të burgosur në burgun Gohardasht, në Karaj. Mes të ekzekutuarve ishte një nënë 42-vjeçare e dy fëmijëve. Të hënën, më 15 shkurt, regjimi kreu dy ekzekutime të tjera në Birjand. Dy ditë më parë, një i burgosur ishte varur në Meshginshahr. Kështu, në vetëm pesë ditë, regjimi iranian ka ekzekutuar të paktën dhjetë të burgosur në pjesë të ndryshme të Iranit. Vlen të përmendet se regjimi i kryen shumë ekzekutime në fshehtësi, dhe numri i vërtetë i ekzekutimeve mund të jetë shumë më i lartë. Sipas raporteve të marra nga brenda Iranit, shumë të burgosur janë transferuar në izolim për t’u përgatitur për ekzekutimin.





