Skema më e fundit piramidale e Iranit do të ndezë shkëndijën e protestave të mëdha shoqërore

479

Iran's regime is aiming to fill its pockets at the expense of unfortunate investorsRegjimi i Iranit ka ndërmend t’i mbushë xhepat e veta në kurriz të investitorëve fatkeqë

Analizë nga PMOI/MEK

Iran, 06 maj 2020—Ndërkohë që bursat më të mëdha e më të famshme të botës në Shtetet e Bashkuara, Europë e Azi kanë dështuar gjatë krizës së koronavirusit, indeksi i Bursës së Teheranit është rritur çuditërisht me 80%, dhe indeksi i tregut të aksioneve është rritur me një mesatare prej 100,000 njësish në javë. Ky është një fenomen i çuditshëm që nuk ka aspak ngjashmëri me situatën në bursat e tjera të botës apo me kushtet ekonomike të Iranit, pasi të gjithë treguesit ekonomikë janë aktualisht shumë negativë:

  • Inflacioni është 45-50 përqind
  • Rritja ekonomike është -7%
  • Pas shpërthimit të koronavirusit, mbi 3 milion njerëz humbën punën, dhe sipas Qendrës Kërkimore të Parlamentit, ky numër do të arrijë në 6.4 milion.
  • Të ardhurat nga nafta kanë shkuar pothuajse në zero
  • Jo vetëm që nuk ka investime të huaja, por eksodi i kapitalit vazhdon.
  • Me pak fjalë, sipas të gjithë treguesve ekonomikë tregu i aksioneve duhej të kishte rënë, jo të ishte rritur

Presidenti i regjimit Hassan Rouhani ka thënë me ironi se rritja në Bursën e Teheranit është një nga mrekullitë e tij ekonomike të cilën “armiqtë nuk mund ta shohin.” Por a është e vërtetë kjo gjë?

Qeveria po përballet me një defiçit të tmerrshëm buxhetor prej 15,000 trilion rialësh. Si rrjedhim, për këtë vit, regjimi ka ndërmend të lëshojë obligacione qeveritare me vlerë 8,000 trilion rial dhe të shesë 500 trilion rial aksione. Nga ana tjetër, do t’i shesë në bursë aksionet e kompanive në pronësi të qeverisë dhe asetet e qeverisë.

How the mullahs destroyed Iran's economy