6 maj 2020

Sipas regjimit, numri zyrtar i vdekjeve nga Covid-19 sapo e ka kaluar shifrën 6,000. Zyrtarët e qeverisë llogarisin se rreth 95,000 njerëz janë infektuar në total. Por së fundmi, një raport nga Qendra Kërkimore e Parlamentit të regjimit tregon se numri i vërtetë i të infektuarve mund të jetë rreth dyfishi i atij të raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. Dhe kjo nuk është as kontradikta më dramatike që del nga brenda radhëve të qeverisë iraniane.
Më herët në prill, një anëtar i taskforcës për luftimin e koronavirusit në Ministrinë e Shëndetësisë shprehu besimin se numri i të infektuarve mund të jetë mbi 500,000. Nga perspektiva e regjimit, këto komente duhet t’i jenë afruar shumë rrezikshëm vërtetimit të deklaratave të bëra nga disa qytetarë të ndryshëm gjatë javëve të krizës së sëmundjes.
Mes këtyre informantëve kanë qenë infermierët iranianë dhe punonjësit në morgje. Infermierët kanë përshkruar situata ku duzina pacientësh vdisnin çdo ditë në një spital të vetëm, ndërsa punonjësit e morgjeve jepnin foto të morgjeve të tejmbushura me çanta trupash të vdekur. Këto pamje tronditëse u amplifikuan më vonë nga artikujt në gazetat ndërkombëtare, kur imazhet satelitore zbuluan se autoritetet iraniane kishin gërmuar kanale masive në të paktën dy varreza, në përgatitje për dhjetëra mijëra varrosje.
Është e qartë se të gjitha këto janë fare të papërputhshme me raportet e regjimit që flasin për vetëm 6,000 vdekje. Këto informacione përputhen shumë më mirë me shifrat alternative të shpallura nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI). NCRI e ka gjurmuar impaktin e shpërthimit të koronavirusit që në fillim, dhe raportet e saj më të fundit tregojnë se deri tani ka patur afërsisht 39,300 vdekje.





