Njoftim për shtyp: Përfaqësuesit britanikë i kërkojnë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të veprojë urgjentisht për lirimin e studentëve të arrestuar në Iran

496

British lawmakers urge the UK to put pressure on Iran’s regime to release detained students Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit (BCFIF) dënon regjimin e Iranit për intensifikimin e luftës që regjimi ushtron kundër kundërsharëve politikë duke lëshuar një valë të re ekzekutimesh në vend që të ndihmojë popullin iranian gjatë pandemisë shkatërruese të koronavirusit në vend.

Gjatë një konference shtypi më 5 maj, një zëdhënës për Gjyqësorin e Iranit pranoi arrestimin e dy studentëve të njohur iranianë. Zëdhënësi gjithashtu pohoi se studentët e arrestuar ishin në kontakt me opozitën e organizuar iraniane, Organizatën e Popullit Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK) dhe i akuzoi ata për nxitje të dhunës.

Njoftimi vjen pasi regjimi kreu disa ekzekutime javën e kaluar, duke përfshirë këtu edhe ekzekutimin e dy minorenëve, të cilat Komisionerja e Lartë e KB për të Drejtat e Njeriut, Znj Michelle Bachelet i dënoi si një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Në të njëjtën ditë, PMOI / MEK njoftoi publikisht emrat e 18 personave të tjerë që janë arrestuar nga regjimi pas reprazaljeve për tu kundërvënë  kundër protestave anti-regjim të vitit të kaluar në të gjithë Iranin.

Studentët e arrestuar që ishin dhunuar abuzuar dhe torturuar, identifikohen si Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi. Sipas raporteve, ata ishin studentë të dalluar të Universitetit të Teknologjisë Sharif të Teheranit lauruar çmime ndërkombëtare në fushat e tyre.

Në një komb normal, këta dy studentë do të kishin qenë një frymëzim i rëndësishëm i së ardhmes. Por në Iran nën regjimin aktual teokratik, ata janë persekutuar dhe arrestuar sepse  inspironin për një të ardhme më të mirë dhe më të lulëzuar.

Këta 20 individë tani janë në rrezik torturash, dënimesh të ashpra burgu dhe madje ekzekutimesh si mijëra që u arrestuan gjatë represionit të intensifikuar muajt e fundit dhe protestave anti-regjim të vitit të kaluar.

Nuk duhet të harrojmë se shefi aktual i Gjyqësorit të Iranit, Ebrahim Raisi, është i njohur për rolin e tij në kryerjen dhe mbikëqyrjen e masakrës së 30, 000 të burgosurve politikë në Iran në vitin 1988 që kishte në shënjestër kryesisht mbështetësit dhe anëtarët e PMOI / MEK brenda burgjeve të vendit në të gjithë iranin.

Komuniteti ndërkombëtar nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që regjimi të përdorë krizën koronavirus në botë si një maskë për të përsëritur këtë krim kundër njerëzimit.

Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit (BCFIF) beson se FCO duhet menjëherë të thërrasë ambasadorin e Teheranit në Mbretërinë e Bashkuar për të protestuar ndaj këtyre zhvillimimeve alarmuese në Iran dhe të paralajmërojë regjimin për pasojat serioze të arrestimeve masive dhe ekzekutimeve të vazhdueshme.

BCFIF i bën thirrje FCO të identifikojë ata zyrtarë dhe udhëheqës iranianë që janë përgjegjës për këtë dhunë brutale përfshirë vrasjen e të paktën 1500 protestuesve në nëntor të vitit të kaluar dhe të shtojë emrat e tyre në listën e sanksioneve për të drejtat e njeriut në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e angazhimit të tij për ta vënë Regjimin e Iranit përpara përgjegjsisë për abuzimet e të drejtave të njeriut.

BCFIF gjithashtu mbështet thirrjen e Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Znj Marjam Raxhavi, dhe i kërkon Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të bëjë presion ndaj regjimit në Iran për të liruar menjëherë Amir Hossejn Moradin dhe Ali Younesi së bashku me të gjithë të burgosurit dhe aktivistët e ndaluar.

Për më tepër, siç rekomandohet nga deputetë ndër-partiakë në konferencën tonë për të diskutuar situatën në Iran më 25 shkurt të këtij viti, BCFIF i kërkon qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të punojë me aleatët në KB për ti kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të KB dhe Komisionerit të Lartë të KB për të drejtat e njeriut dërgimin e një misioni ndërkombëtar për mbledhjen e fakteve në Iran për të vizituar burgjet iraniane dhe për t’u takuar me të burgosurit, përfshirë edhe ata të arrestuar në sulmet e fundit.

Profesori Lord Alton i Liverpul-it

Komiteti Britanik për Lirinë e Iranit

7 Maj 2020