Shqipëria dhe 7 Vendet e Tjera Rreshtohen me Listën e Sanksioneve të BE-së, duke Përfshirë Ata që Kundërshtojnë Regjimin e Iranit

489

Deklaratë nga Përfaqësuesi i Lartë në emër të BE-së për solidarizimin e disa vendeve në lidhje me listën e personave, grupeve dhe subjekteve që i nënshtrohen zbatimit të masave specifike për të luftuar terrorizmin

Tetë vende përfshirë Shqipërinë u solidarizuan me luftën kundër Sindikatave terroriste  Evropiane të listës se zezë dhe individëve ,duke përfshirë edhe ato të lidhura me regjimin iranian, në 25 shkurt 2020.

Këshilli i Bashkimit Evropian zgjeroi listen e BE-së, kundër terrorizmit e cila përfshin individë, grupe dhe subjekte që i nënshtrohen masave kufizuese me qëllim luftimin e terrorizmit.

Individët, grupet dhe subjektet e listuara i nënshtrohen ngrirjes së burimeve të tyre financiare dhe pasurive të tjera financiare në BE. Gjithashtu është e ndaluar që pronarët e bizneseve të BE-së të bashkëpunojnë me këta njerëz dhe subjekte.

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian së pari përpiloi listën si zbatim të Rezolutës 1373 në vitin 2001 pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Këshilli e rishikon listën nga ana e vet të paktën çdo gjashtë muaj bazuar në një shkëmbim të rregullt të informacionit midis Shteteve Anëtare mbi ndonjë fakt ose zhvillim në lidhje me listat.

Deklarata e Bashkimit Evropian citoi pastaj zyrën e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit iranian si një subject tëi sanksionuar, si dhe emrat e atyre individëve të listuar më parë. Kjo listë përfshin gjithashtu emrin e Qassem Soleimanit, kryetar i eliminuar tani i Forcave Quds të Gardës Revolucionare (IRGC). Terroristët e tjerë të regjimit janë si më poshtë:

– Asadollah Asadi, i pari diplomat-terrorist i arrestuar me pasaportën diplomatike të regjimit gjatë një komploti të dështuar bombardimesh kundër tubimit vjetor “Irani i Lirë” në Paris në qershor 2018, mbajtur nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).

– Mansour Arbab Siar dhe Ali Ghulam Shakuri, janë terroristët përgjegjës për komplotin e dështuar të regjimit për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara.

-Abd al-Reza Shahla’i dhe Hamed Abdullahi, komandantë të Forcës Quds.

Deklarata është si më poshtë:

“Deklaratë nga Përfaqësuesi i Lartë në emër të BE-së për solidarizimin e disa vendeve në lidhje me listën e personave, grupeve dhe subjekteve që i nënshtrohen zbatimit të masave specifike për të luftuar terrorizmin

Më 13 Janar 2020, Këshilli miratoi Vendimin (CFSP) 2020/20 [1].

Vendimi i Këshillit azhurnon listën e personave dhe subjekteve të përfshira në akte terroriste siç përcaktohet nga Pozicioni i Përbashkët e BE 2001/931 e 27 dhjetorit 2001.

Vendet e Kandidate, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria [2], vendi i Procesit të Stabilizim Asociimit dhe kandidati i mundshëm Bosnja dhe Hercegovina, dhe Islanda vendi i EFTA-s, anëtar i Zonës Ekonomike Evropiane, si dhe Ukraina dhe Republika e Moldavisë solidarizohen me këtë vendim.

Ato do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë vendim të Këshillit.

Bashkimi Evropian merr parasysh këtë angazhim dhe e mirëpret atë. “