Thesari i SHBA-së Etiketon Zyrtarë të Lartë të Regjimit Iranian që po Pengojnë Zgjedhjet e Lira në Iran
Të enjten, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vuri sanksione të reja mbi Këshillin e Gardianëve të regjimit iranian dhe mbi Komitetin e regjimit për Mbikëqyrjen e Zgjedhjeve.
Në një konferencë në Uashington, Brian Hook, përfaqësuesi special i SHBA për Iranin, tregoi se një nga personat e sanksionuar është Ahmad Jannati, sekretari i Këshillit të Gardianëve.
Hook tha se komiteti i zgjedhjeve “ua ka mohuar më shumë se 7,000 kandidatëve të drejtën për të kandiduar për në parlament” në votimet e 21 shkurtit. Gjithashtu, 90 anëtarëve aktualë të parlamentit u është hequr e drejta për të kandiduar përsëri, shtoi ai.
Jannati dhe katër anëtarët e tjerë të sanksionuar “ia kanë mohuar popullit iranian zgjedhjet e lira e të drejta,” tha Hook.
Departamenti i Thesarit ka publikuar një deklaratë ku shpall sanksionet e reja.
“Ky veprim i Thesarit ka në shënjestër Ahmad Jannati, Sekretarin e Këshillit të Gardianëve, dhe Mohammad Yazdi, një anëtar të Këshillit të Gardianëve i cili ka qenë më parë Kryegjyqtar i Iranit, dhe tre anëtarë të tjerë të Komitetit të Mbikëqyrjes së Zgjedhjeve. Lideri Suprem i përdor personat që emëron vetë për ta privuar popullin iranian nga zgjedhjet e lira e të drejta duke i bllokuar kandidatët që nuk pasqyrojnë pikëpamjet e tij radikale,” lexon deklarata, duke shtuar:
“Administrata Trump nuk do ta tolerojë manipulimin e zgjedhjeve për të favorizuar agjendën malinje të regjimit, dhe ky veprim ekspozon ata zyrtarë të lartë të regjimit që nuk e lejojnë popullin iranian t’i zgjedhë në mënyrë të lirë liderët e tij,” tha Sekretari Steven T. Mnuchin. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i mbështesin aspiratat demokratike të iranianëve.”
Deklarata e plotë e Departamentit amerikan të Thesarit: