Protestat në Iran, Nëntor 2019 – Foto fajli
Zgjedhjet False në Iran, Nr. 5
Të tmerruar nga një bojkot masiv, liderët dhe organet e regjimit iranian nga të gjitha grupimet vazhdojnë të bëjnë thirrje njëri pas tjetrit për pjesëmarrjen e popullit në zgjedhjet false.
IRGC ka thënë se “pjesëmarrja maksimale në votime është një tjetër shuplakë e fortë ndaj Amerikës.” Deklarata të ngjashme janë bërë edhe nga Gjen. Brig. Mohammad Baqeri, Shef i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Aramatosura, Admirali i IRGC Ali Shamkhani, Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, dhe Amir Hatami, Ministri i Mbrojtjes. Ministri i Jashtëm i regjimit Javad Zarif tha se, me pjesëmarrjen më të mirë duhet “t’i themi Amerikës se politika e presionit maksimal ka dështuar.”
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë se këto thirrje, të cilat pasqyrojnë frikën e regjimit nga një bojkot masiv i publikut, vetëm sa e rrisin neverinë e popullit për këto zgjedhje jo legjitime dhe e forcojnë edhe më tej vendosmërinë e tij për ta bojkotuar këtë farsë. Me thirrjet “vdekje parimit të velayat-e faqih, dhe vdekje Khamenei-t,” gjatë kryengritjeve të nëntorit 2019 dhe janarit 2020, populli iranian ka votuar për përmbysjen e regjimit dhe e konsideron bojkotimin e zgjedhjeve si detyrë patriotike dhe detyrim ndaj galaksisë së martirëve.
Në të njëjtën kohë, shumë nga grupimet dhe mediat e regjimit flasin për një pjesëmarrje prej jo më shumë se 15 përqind. E përditshmja San’at Emrouz ka parashikuar se pjesëmarrja e njerëzve nën moshën 50 vjeç do të jetë me siguri më pak se 10 përqind.
Nga frika e protestave popullore, regjimi i ka vënë në gatishmëri të plotë IRGC-në, paraushtarakët Bassij dhe Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF), ua ka anulluar lejet e pushimit dhe i ka bërë të kthehen ata që kanë qenë me leje. Komanda e SSF-së i ka urdhëruar patrullat që t’i ndezin dritat paralajmëruese dhe t’u bien sirenave për ta frikësuar e terrorizuar publikun. SSF në Teheran është urdhëruar që të arrestojë çdo individ të dyshimtë gjatë natës. Këtë mëngjes, regjimi dërgoi 70 automjete të armatosura dhe 300 forca anti-rebelim me motoçikleta në qytetin Lordegan të Iranit perëndimor, për të frikësuar popullin.
Megjithatë, njerëzit në Teheran e qytete të tjera si Mashhad, Kermanshah, Mahabad, Sanandaj, dhe Alvand kanë grisur posterat reklamues të kandidatëve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
20 shkurt 2020