SHBA Nxit OKB-në që ta shtrëngojë më shumë listën e zezë të sanksioneve mbi Iranin – AFP

282

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara që ta përditësojnë listën e zezë të sanksioneve mbi regjimin e Iranit pas ankesave për gabime në zbatimin e ndalimeve të udhëtimit dhe ngrirjeve të aseteve, sipas një letre të parë nga AFP të mërkurën.

Nxitja për rreptësi më të madhe në zbatimin e sanksioneve të OKB-së erdhi mes rritjes së tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe regjimit iranian në vijim të vendimit të Uashingtonit për të vënë sanksione të reja mbi Teheranin dhe sulmeve të fundit mbi cisternat e naftës në Gjirin Persik.

Lista e zezë e OKB-së përmban emrat e 23 individëve dhe 61 entiteteve të lidhura me veprimtaritë bërthamore të regjimit iranian, duke përfshirë komandantin e Forcës Quds të Gardës Revolucionare (IRGC-QF), Gjeneral Majorin Qasem Soleimani.

Këta 81 njerëz dhe entitete janë subjekt i një ndalim-udhëtimi global dhe ngrirje asetesh që duhet të zbatohet nga të gjitha shtetet e anëtare të OKB-së.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka shtuar IRGC-në në listën e Organizatave të Huaja Terroriste në prill 2019.