Regjimi iranian ka varur pesë të burgosur të mërkurën në Karaj, në perëndim të Teheranit.
Pesë të burgosurit u ekzekutuan mëngjesin e 26 qershorit në burgun Rajai Shahr (Gohardasht).
Të burgosurit ishin transferuar në izolim të hënën dhe të martën për të pritur implementimin e dënimit të tyre.
Sipas raporteve, disa të burgosur të tjerë janë në pritje të ekzekutimit.
Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e rendisin Iranin si shteti numër një për sa i përket numrit të ekzekutimeve per kapita. Në shumë raste, regjimi iranian nuk i raporton dënimet me vdekje dhe i kryen ekzekutimet në fshehtësi.