Friday, March 29, 2024

SHBA Ka Hequr Nga Tregu Pothuajse 2.7 Milion Fuçi Nafte Iraniane: Sekretari Pompeo

Shtetet e Bashkuara kanë hequr afërsisht 2.7 milion fuçi nafte iraniane nga tregjet botërore duke rivendosur sanksionet mbi të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar të regjimit iranian, tha të martën Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Në një intervistë me MSNBC, Sekretari Pompeo tha se qeveria amerikane ka besim se mund të vazhdojë me këtë strategji.

SHBA i rivendosi sanksionet mbi regjimin iranian në nëntor, pasi ishte tërhequr nga pakti bërthamor i 2015-ës mes Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore. Në maj, Uashingtoni u dha fund lehtësimeve të sanksioneve që ishin bërë për importuesit e naftës iraniane, me qëllimin për t’i çuar në zero eksportet e Teheranit.

Regjimi i Iranit ka eksportuar rreth 100,000 bpd (fuçi në ditë) naftë krudo në korrik, sipas një burimi të industrisë i cili i gjurmon këto të dhëna nga Refinitiv Eikon. Nëse përfshihet edhe kondensati, një naftë e lehtë, atëherë ngarkesat kapin vlerën 120,000 bpd, sipas Reuters.

“Ia kemi dalë të heqim pothuajse 2.7 milion fuçi nafte krudo nga tregu, duke ia mohuar kështu Iranit pasurinë që i duhet për të krijuar fushatën e tij të terrorit në mbarë botën, dhe kemi arritur t’i mbajmë tregjet e naftës të furnizuara plotësisht,” tha Pompeo.

“Kam besim se mund të vazhdojmë ta bëjmë këtë,” shtoi ai.