SHBA i Transmeton Greqisë ‘Pozicionin e Saj të Fortë’ Lidhur me Cisternën e Regjimit Iranian

317

Shtetet e Bashkuara i kanë transmetuar qeverisë greke “pozicionin e tyre të fortë” lidhur me një anije iraniane cisternë që u nis për në Greqi të hënën pasi u lirua nga Gjibraltari, dhe për të cilën Uashingtoni thotë se mbart naftë për t’ia dërguar Sirisë, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit.

Çdo përpjekje për ta ndihmuar këtë anije cisternë mund të konsiderohet si ofrim i mbështetjes materiale për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit iranian, një organizatë e huaj terroriste, gjë që mbart pasoja të mundshme kriminale si dhe pasoja lidhur me imigrimin, ka thënë zyrtari, sipas Reuters.

Grace 1, e cila tani është riemërtuar Adrian Draya-1 dhe ka marrë flamur iranian, u nis të dielën vonë për në Kalamata të Greqisë pavarësisht një përpjekjeje të çastit të fundit nga SHBA për ta bllokuar nisjen e saj nga territori britanik.

Gjibraltari e pati kapur anijen Grace 1 me argumentin se ajo po transportonte naftë kundër sanksioneve të BE-së mbi regjimin e Bashar Al Assad, por dha urdhër për lirimin e anijes të enjten pasi u bind se ngarkesa e saj nuk do të përfundonte në Siri.