Nga një Shkrimtar i Stafit
Regjimi iranian i përdor të ardhurat nga shitja e produkteve petrokimike për të financuar terrorizmin në rajon.
Qeveritë demokratike, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, duhet të vënë sanksione mbi industrinë petrokimike të regjimit.
Shtatorin e shkuar, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) publikoi detaje mbi përdorimin e të ardhurave petrokimike nga regjimi iranian për të financuar terrorizmin.
Në një pjesë të raportit në uebsitin e NCRI-së thuhet:
Sipas informacionit të disponueshëm, burimi më i rëndësishëm i fondeve me anë të të cilave regjimi i mullahëve financon terrorizmin është shitja e naftës dhe gazit, si dhe produkteve petrokimike. Me këto burime, Zyra e Udhëheqësit Suprem (Vali-e-Faqih), Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) kanë financuar luftëra e terrorizëm gjatë dyzet viteve të fundit. Duke komentuar mbi të ardhurat e regjimit në shtator 2012, Zëvendës Ministri i Planifikimit të Naftës, Mohsen Khojasteh Mehr, tha se “85% e fitimeve të këmbimit valutor të vendit dhe 25% e të ardhurave kombëtare bruto të Iranit merren nga shitja e produkteve të petroleumit.”
Kështu që është e qartë se ky është burimi kryesor i monedhës së huaj të regjimit. Niveli i plaçkitjes dhe pastrimit të parave është befasues.
Raporti i plotë mund të gjendet këtu.