Saturday, July 27, 2024

Znj. Monika Kryemadhi dhe delegacioni i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim vizitojnë Ashraf-3

Të mërkurën, më 29 janar 2020, Znj. Monika Kryemadhi, në krye të një delegacioni nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim, vizitoi Ashraf-3 dhe u takua me Znj. Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

 Përveç kryetares, mes anëtarëve të tjerë të delegacionit ishin Z. Petrit Vasili, zëvendës kryetar, dhe Z. Eriol Braimllari, shefi i kabinetit të kryetares.

 Kryetarja Kryemadhi dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan Muzeun e 120 Viteve të Luftës për Liri në Iran në Ashraf-3.

 Delegacioni u takua gjithashtu me mijëra anëtarë të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK) në Ashraf-3, të cilin Znj. Kryemadhi e përshkroi si “një qytet i bukur.”

Ashraf-3, Albania, January 29, 2020 - Mrs. Monika Kryemadhi, Chairwoman of the Socialist Movement for Integration Party, and Mrs. Maryam Rajavi, the President-elect of the National Council of Resistance of Iran  (NCRI), visiting the Museum of 120 Years of Struggle for Freedom in Iran at Ashraf-3, home to thousands of members of the main Iranian opposition group, the Mujahedin-e Khalq (MEK).

 Duke shprehur gëzimin e saj për takimin me luftëtarët e lirisë së Iranit, Znj. Kryemadhi tha se kishte mbetur thellësisht e prekur gjatë vizitës në muze. “Ajo që pashë ishte tronditëse. Por u ndjeva e privilegjuar që m’u dha mundësia ta vizitoja muzeun dhe ndjeva forcën e grave dhe burrave të lëvizjes suaj në mënyrën se si ata kanë luftuar për demokraci në Iran. Mësova shumë nga kjo vizitë,” tha Znj. Kryemadhi.

 Duke vënë në dukje se “Shqipëria dhe populli shqiptar njihen për mikpritjen ndaj njerëzve të larguar nga shtëpitë e tyre,” Kryetarja Kryemadhi shtoi, “Në muzeun tuaj dhe në librin e martirëve, gjeta forcën dhe motivimin e Rezistencës Iraniane për të luftuar për liri e demokraci. Kjo është e njëjta forcë që ia bëri të mundur popullit shqiptar të fitonte lirinë dhe demokracinë.” Ajo tha “Tani e kuptoj pse regjimi në Iran jua ka kaq shumë frikën, sepse ju keni mentalitetin e duhur për të sjellë demokraci në vendin tuaj, gjë që pasqyrohet në Planin tuaj me Dhjetë Pika.”

 Znj. Rajavi e mirëpriti Kryetaren Kryemadhi dhe delegacionin e saj. Duke shprehur mirënjohje për mikpritjen e popullit shqiptar, ajo tha ne jemi të lumtur që gëzojmë mbështetje shumë-partiake në Shqipëri. Sot, populli iranian gjendet në një çast vendimtar të historisë së tij. Kryengritjet në nëntor 2019 dhe janar 2020 treguan sërish se populli i Iranit, sidomos rinia dhe Njësitë e Rezistencës, është i vendosur t’i japë fund diktaturës fetare me të gjitha grupimet e saj. Për të fituar lirinë, ata janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo çmimi. Nuk kam dyshim që Irani do të çlirohet shumë shpejt.

Znj. Rajavi shtoi se dëbimi i ambasadorit të regjimit iranian dhe tre të ashtu-quajturve diplomatë të tjerë nga Shqipëria pasqyron vigjilencën dhe vendosmërinë e Shqipërisë, dhe është shenjë e përkushtimit të këtij vendi ndaj vlerave humanitare. Gjithashtu, kjo e ka bërë plotësisht të qartë faktin që diktatura fetare dhe terroriste që sundon kombin tonë nuk mund ta ndryshojë as natyrën dhe as sjelljen e saj.

 Presidentja e zgjedhur e NCRI-së tha se veprimet e Shqipërisë ndaj regjimit iranian duhet të shërbejnë si shembull për të gjitha vendet, sidomos në Europë. Politika e paqësimit të regjimit, e cila ka përgatitur terrenin për terrorizëm, duhet të braktiset. Është koha të ndërmerret një politikë deçizive ndaj kumbarit të terrorizmit dhe fondamentalizmit. Çdo investim në këtë regjim në prag të vdekjes është i dënuar të dështojë.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

30 janar 2020