Rënia Ekonomike e Iranit Është Thelluar Vitin e Fundit

1039

 Nga Amir Taghati

Sipas raportit të fundit të Qendrës Statistikore të Iranit, prodhimi i brendshëm bruto i iranian (GDP) ka rënë me 4.9% gjatë vitit të fundit pers, i cili mbaroi më 21 mars.

Raporti i publikuar më 16 qershor thotë se GDP e Iranit, duke përfshirë prodhimin e naftës, ka rënë me 4.9% në vitin fiskal 2018-19 krahasuar me vitin e mëparshëm.

Banka Botërore publikoi një raport më herët këtë muaj, ku llogarit se GDP e Iranit ka rënë me 1.9% në 2018-ën pas një rritjeje me 3.8% në 2017-ën.

Për më tepër, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në prill llogariti se GDP iraniane kishte rënë me 3.9% në 2018-ën.

Të dyja këto agjensi kanë parashikuar gjithashtu se rënia ekonomike e Iranit do të thellohet këtë vit. Banka Botërore parashikon një rritje -4.5% dhe FMN parashikon rritje -6%.

Raporti i fundit nga FMN thekson gjithashtu se kriza ekonomike do të intensifikohet në Iran dhe se inflacioni do ta bëjë të renditet mes shteteve më të këqija në botë për sa i përket situatës ekonomike.