Nga Hamideh Taati
Më herët këtë vit, regjimi iranian ka sjellë akuza të reja false kundër dy të burgosurave politike aktiviste të të drejtave të njeriut, pse kanë guxuar të protestojnë kundër ekzekutimit të tre të burgosurve politikë kurdë dhe kanë refuzuar një inspektim fizik.
Gjyqi i Atena Daemi-t dhe Golrokh Iraee, i zhvilluar të martën më 18 qershor në degën e 26-të të Gjykatës Revolucionare të Teheranit, zgjati vetëm dy orë, kohë e cila është e pamjaftueshme për mbrojtjen e të pandehurve në çfarëdo seance gjyqësore.
Dy aktivistet e të drejtave civile u paraqitën para gjyqit me akuzat e mjegullta të fyerjes ndaj themeluesit të regjimit Ruhollah Khomeini dhe Liderit Suprem Ai Khamenei, për prishje të rendit të burgut duke i rezistuar një inspektimi dhe këndim të himneve protestuese ditën që tre të burgosurit politikë kurdë u ekzekutuan, si dhe për propagandë kundër shtetit duke dërguar letra të hapura nga burgu.
Nuk është e pazakontë që kundër të burgosurve politikë të ngrihen akuza të mjegullta si të mësipërmet. Kjo është një mënyrë e regjimit për t’i frikësuar ata që të heshtin rreth kushteve të cilave u nënshtrohen dhe rreth padrejtësive që ndodhin jashtë mureve të burgut.