Friday, March 29, 2024

Regjimi iranian do të çojë edhe më shumë njerëz drejt vdekjes në Muharram

1

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Taskforcës së Koronavirusit të dielën, Presidenti i regjimit iranian Hassan Rouhani përmendi se është nën presion lidhur me zhvillimin e ceremonive të Muharram-it dhe të tubimit të përvitshëm të zisë për Hossein ibn Ali, nipin e Profetit Muhamed.

 

“Më kanë shkruar se ceremonia e Hajj, e cila është e detyrueshme (në traditat islamike), nuk u mbajt këtë vit, por ju këmbëngulni që të zhvillohen ceremonitë e zisë për Imamin Hossein, gjë që nuk është e detyrueshme,” tha Rouhani. “Nëse themi që nuk duhet të ketë ceremoni zie në muajin Muharram, nuk do të ishte e drejtë dhe do të ishte e padurueshme për shoqërinë tonë… kjo ia copëton zemrën popullit tonë… mund të mbajmë zi, por me turma më të vogla.”

Protesta e kundërshtime, edhe brenda regjimit

Në kontrast me këmbënguljen e Rouhani-t dhe Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei, stafet mjekësore janë kundër zhvillimit të ceremonive të zisë të Muharram-it dhe disa anëtarë të Komitetit të Taskforcës së Koronavirusit kanë paralajmëruar se ceremonitë e zisë nuk përputhen me protokollet e Covid-19.

Minou Mohrez, një anëtare e Komitetit, tha: “Protokollet nuk do ta parandalojnë përhapjen e COVID-19 gjatë ceremonive të zisë të Muharram-it. Me maska nuk mund ta parandalojmë përhapjen e virusit gjatë muajit Muharram.”