Regjimi i Korruptuar Iranian Eksporton Paturpësisht Mish me Çmime të Larta

440

Populli iranian po vuan më shumë se kurrë. Fuqia blerëse e tij po bëhet jashtëzakonisht e ulët për shkak të krizës ekonomike dhe niveli i pakënaqësisë në vend është i lartë. Njerëzit kanë protestuar dhe mbajtur demonstrata anti-qeveritare që nga dhjetori i 2017-es dhe duket se do të vazhdojnë kështu për një kohë të gjatë.

Korrupsioni flagrant i regjimit iranian është një nga arsyet e protestave dhe thirrjeve për ndryshim regjimi. Ndërkohë që populli e ka gjithnjë e më të vështirë të përballojë nevojat bazë, zyrtarët e regjimit nuk kanë probleme të tilla. Populli e ka parë regjimin iranian, sa e sa herë, ta shpërdorojë pasurinë e kombit për konflikte jashtë vendit dhe për grupe proksi e militantë terroristë.

Marifeti më i fundit i regjimit iranian është eksportimi i mishit që është importuar nga vendi, duke e rritur çmimin e duke siguruar një fitim të mirë në këtë proces.

Është raportuar se regjimi iranian ka mundur t’i rrisë eksportet e mishit me afërsisht 300 përqind brenda një muaji të vetëm.

Një ekonomist ka shprehur shqetësim për këtë situatë, duke thënë se ky lajm vjen në një kohë kur populli e ka të pamundur ta përballojë mishin dhe bagëtitë e tij po eksportohen jashtë shtetit. Hossein Raghfar tha se regjimi iranian ka importuar produkte mishi që janë vendosur nëpër magazina dhe nuk janë bërë të disponueshme për t’u blerë nga njerëzit – thjesht sepse njerëzit nuk mund t’i përballojnë. Më pas regjimi i eksporton direkt produktet e mishit në vende të tjera ku i shet me një çmim shumë më të lartë.

Ai tha: “Mafia shtetërore, sidomos anëtarët e Dhomës së Tregtisë së Teheranit ua kanë shitur këto produkte vendeve të tjera duke i prezantuar si eksporte.”

Në vend që të marrë masa për të përmirësuar situatën ekonomike në Iran, regjimi shpërfill gjendjen e popullit të vet duke preferuar të merret me hile fitimprurëse, pavarësisht se sa të pandershme janë ato.

Monedha kombëtare e Iranit – riali – ka rënë aq shumë në vlerë gjatë vitit të shkuar dhe kjo është një nga arsyet më të mëdha të rënies së fuqisë blerëse.

Regjimi iranian ka caktuar fonde të konsiderueshme për importet e tij, por një pjesë e madhe e të mirave as nuk futen fare në Iran. Një pjesë tjetër e të mirave që hyjnë në Iran i shiten popullit, por me çmime shumë të larta.

Shumica dërmuese e njerëzve në vend nuk hanë më mish pasi ai shkon përtej buxhetit të tyre. Disa mund të përballojnë vetëm copa të mbetura e pjesë të padëshirueshme mishi, dhe sidomos mish të ngrirë. Raportet nga vendi tregojnë gjithashtu se iranianët ndonjëherë detyrohen të rrinë në radhë me orë të tëra për të blerë mish, dhe as atëherë nuk kanë garanci se do ta marrin.

Egoizmi i regjimit iranian është një gjë që populli nuk do ta tolerojë. Njerëzit i kanë bërë thirrje regjimit që ta lërë Sirinë dhe të përqendrohet në çështjet e krizat e brendshme. Por e dinë gjithashtu se kjo nuk do të ndodhë kurrë – prandaj kërkojnë ndryshim regjimi.