Friday, March 29, 2024

Pse Presidenti i Regjimit Iranian, Rouhani, Ka Dhënë Urdhër për Zhvillimin e Ceremonive të Ashura në Mesin e Rritjes së Numrit të Vdekjeve nga COVID-19?

 

Why Iran Regime’s President Rouhani Ordered Ashura Ceremonies to Be Held Amid Rising COVID-19 Death Toll? Presidenti i Regjimit Iranian, Rouhani, Ka Dhënë Urdhër për Zhvillimin e Ceremonive të Ashura në Mesin e Rritjes së Numrit të Vdekjeve nga COVID-19

Informacionet e analizuara nga Rezistenca Iraniane tregojnë se pothuajse 80,000 njerëz kanë humbur jetën nga pandemia e COVID-19 në Iran. Paralelisht me përpjekjet për ta minimizuar pandeminë, dhe me të detyruarit e njerëzve që t’i rikthehen punës, presidenti i regjimit Hassan Rouhani flet tani për zhvillimin e ceremonive fetare të “Ashura” në mesin e pandemisë.

Pavarësisht numrit të vdekjeve që rritet çdo ditë, madje edhe po të merren për bazë vetë statistikat e fabrikuara të regjimit, Rouhani bën thirrje për zhvillimin e ceremonive të Ashura dhe kortezheve të përmortshme për Imamin e tretë të Islamit Shi’it, Hossain-ibn-Ali.

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë: Vendimi i Khamenei-t dhe Rouhani-t për t’i zhvilluar ceremonitë e përmortshme gjatë muajit Moharram dhe dërgimi i qëllimshëm i njerëzve në altarin e vdekjes është vazhdimësi e strategjisë së viktimave njerëzore në masë si barrierë kundër rrezikut të kryengritjes dhe përmbysjes së regjimit.

Kjo ndërkohë që pelegrinazhi i Haxhit është pezulluar për herë të parë për të shpëtuar jetët e myslimanëve. Shkatërrimi i sistemit të shëndetësisë së vendit duke refuzuar t’i marrë në punë infermierët që janë gati për të shërbyer është një pjesë tjetër e strategjisë së regjimit. Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi infermierët që kanë bërë sakrifica të stërmëdha në gjashtë muajt e fundit dhe po infektohen në grupe, kanë nevojë urgjente për përforcime.