Saturday, January 28, 2023

Irani i dërgon të burgosurit e dënuar me vdekje në Siri si mish për top

 

Authorities in Iran are sending death row inmates to Syria to fight as cannon fodders for the Assad regime [File Photo]Autoritetet në Iran po i dërgojnë të burgosurit e dënuar me vdekje në Siri për të luftuar si mish për top për regjimin e Assad-it [Foto Fajli]

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 28 korrik 2020—Raportet tregojnë se të hënën, më 27 korrik, disa zyrtarë të Burgut Qendror të Karaj, që ndodhet në perëndim të kryeqytetit Teheran, së bashku me një delegacion personash që janë parë të veshur me cilësi të lartë, vizituan pavijonet e këtij burgu në kërkim të të burgosurve për t’i dërguar në Siri për të luftuar si mish për top në krah të forcave të regjimit të Assad-it.

Ky delegacion u kërkoi të burgosurve të dënuar për vrasje apo grabitje, atyre të dënuar me vdekje dhe burgim të gjatë, që të regjistroheshin për t’u dërguar në Siri ku do të luftojnë së bashku me forcat e regjimit iranian që përpiqen ta mbajnë Bashar Assad-in në pushtet në Damask. Këtyre individëve u është premtuar se do të lirohen nga burgu nëse bien dakord të luftojnë në Siri.

Edhe në të shkuarën ka patur raporte të ngjashme. Një i burgosur i liruar nga një burg në një tjetër provincë të Iranit, i cili ishte dënuar me burgim të gjatë për një krim të rëndomtë, ka qenë dëshmitar i kësaj gjëje. “Më sugjeruan të shkoj e të luftoj në Siri. Na premtuan se nëse shkonim në vendet që janë nën sferën e ndikimit të Iranit, si Siria, në këmbim do të na lironin nga burgu. Sigurisht, nëse do të mbijetonim. Disa të burgosur që ishin të dënuar me vdekje apo që kishin burgim të gjatë pranuan duke e ditur se nuk kishin zgjidhje tjetër. Nëse dikush refuzon të shkojë në Siri, ai ekzekutohet ose përballet me vdekjen në burg. Nëse bie dakord, ndoshta mund të ketë një shans për t’i shpëtuar ekzekutimit,” tha ky i burgosur.

“Nëse një i burgosur rikthehet nga vendi ku e kishin dërguar, e dërgojnë në një luftë tjetër në një shtet tjetër, si Libani apo… Pastaj e kthejnë në Iran dhe i japin një shtëpi në një qytet shumë larg qytetit të tij. Gjithashtu, ai nuk ka të drejtë të kontaktojë me familjen e tij. Si rezultat, ky individ bëhet pjesë e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe dërgohet në luftë sa herë që është nevoja,” vazhdoi i burgosuri.

Për sa i përket rasteve të tjera specifike ku kishte qenë dëshmitar vetë, ai tha: “Kam parë dy raste me sytë e mi. Një individ mbante emrin Rauf. Familjes së tij dhe të burgosurve të tjerë u ishte thënë se e kishin ekzekutuar. Ai ishte dënuar me vdekje për përgatitje dhe posedim të lëndëve narkotike. Atë e dërguan direkt nga inteligjenca [e IRGC] në Siri. Ai më tha se do të shkonte në Siri, por ne do të na gënjenin e do të na thonin se e kishin ekzekutuar.”