Friday, January 27, 2023

Konfederata Italiane e Unioneve të Punëtorëve (CISL) Shpall në një Deklaratë Solidaritetin e Saj me Punëtorët  e Iranit

Shkruar nga MahmoudHakamian

Italian Confederation of Workers' Trade Unions (CISL) Announces its Solidarity With Iran’s Workers in a Statement Konfederata Italiane e Unioneve të Punëtorëve (CISL) Shpall në një Deklaratë Solidaritetin e Saj me Punëtorët e Iranit

Sekretari i Parë i Konfederatës Italiane të Unioneve të Punëtorëve (CISL) në provincën Marche të Italisë, që mbikëqyr 28 degët e unionit, ka nxjerrë një deklaratë ku dënon fort shkeljet e rënda të të drejtave ligjore të punëtorëve gjatë shpërthimit të koronavirusit në Iran.

Konfederata Italiane e Unioneve të Punëtorëve (CISL) është një nga unionet më të mëdha të punëtorëve në Itali. Ky union u ka bërë thirrje organizatave të punëtorëve dhe të drejtave njerëzore që të ushtrojnë presion mbi regjimin iranian për ta detyruar atë dhe liderët e tij që t’i respektojnë të drejtat ligjore të punëtorëve iranianë.

Kjo deklaratë është firmosur nga Z. Leonardo Piccnno, Sekretar i Parë i CISL më provincën Marche, i cili ka shpallur mbështetjen e tij dhe të 28 degëve të unionit në provincën Marche për protestat e punëtorëve iranianë.

Më poshtë është teksti i plotë i përkthimit në anglisht të deklaratës: